VIDEO: Kapet në Madrid shqiptar i akuzuari si kapoja i bandës shqiptaro-kolumbiane, policia e zë natën në befasi dhe i sekuestron më shumë se 1 mln euro

3 Qershor 2020, 19:31Kronika TEMA

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi ishte në kërkim për trafik droge.

Media spanjolle shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije akuzohet të jetë kreu i një bande shqiptaro-kolumbiane që trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Europë dhe pastronte para gjithashtu.

Të njëjtat medie sqarojnë se shqiptari është arrestuar në Madrid, në apartamentin ku ai jetonte, pasi drejtësi holandeze kishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar për të.

Ai është kapur në befasi, pasi siç shihet edhe në pamjet e nxjerra, shqiptari mban veshur vetëm një bluzë të zezë dhe të brendshmet (boksera).

Në shtëpinë e tij dhe, si rezultat i kontrollit, policët sekuestruan më shumë se 40,000 euro në monedha të ndryshme (euro, dollarë amerikanë dhe dollarë kanadezë), 20 ora të shtrenjta, bizhuteri me vlerë më shumë se një milion euro, 3 kompjuterë, 6 telefona celularë dhe 1 dron.

2 komente në “VIDEO: Kapet në Madrid shqiptar i akuzuari si kapoja i bandës shqiptaro-kolumbiane, policia e zë natën në befasi dhe i sekuestron më shumë se 1 mln euro”

  1. Niku says:

    Mos eshte dashnori i Oltes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje