Detaje te reja nga rrethimi i banesës së shtetasit Roland Kryemadhi në Kamzë, i cili ngriti sot në këmbë jo vetëm policinë që kishte shkuar për ta shoqëruar, por edhe FNSH-të e RENEA.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në banesën e shtetasit Ronald Kryemadhi, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij.
Në momentin që shërbimet e Policisë kanë hyrë në banesë ky shtetas ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.
Menjëherë në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat e DVP Tiranë, FNSH dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës, vendosja e perimetrit të sigurisë, evakuimi i banorëve dhe ndalimi i qarkullimit në perimetrin e sigurisë.
Pas negociatave të bëra nga Forcat Speciale RENEA me autorin, për t’u dorëzuar, ku i fundit, pas gjysmë ore, është vetëdorëzuar, në pamundësi për t’u larguar nga banesa.
Mësohet se negociatat me të dhe rrethimi ka zgjatur 40 minuta, minuta ankthi sic mësohet, gjatë të cilave ai kërcënonte se do vriste fëmijët e tij e më pas do qëllonte mbi policinë.
Zanafilla e ngjarjes daton një vit më parë, kur ndaj tij ishin ngritur akuzat për dhunë në familje dhe pengim i shkuarjes në shkollë të fëmijëve të tij.
Pikërisht sot, policia i shkoi në banesë me urdhrin e gjykatës në dorë, por Kryemadhi reagoi duke nxjerrë armët.
Burimet thonë se bëhet fjalë për një të dyshuar me bindje ekstreme, i cili i pengonte fëmijët të mësonin me pretendimin se ata i shkollonte Allahu.
Gjatë rezistencës brenda banesës së tij ai ka qënë i armatosur me kallashnikov dhe pistoletë.
Negociatat e policisë kanë bërë që ai të ulë armët, edhe pasi është njohur me faktin se banesa e tij ishte e rrethuar nga të katërta anët.
Njoftimi i policise:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në banesën e shtetasit Ronald Kryemadhi, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij.
Në momentin që shërbimet e Policisë kanë hyrë në banesë ky shtetas ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.
Menjëherë në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat e DVP Tiranë, FNSH dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës, vendosja e perimetrit të sigurisë, evakuimi i banorëve dhe ndalimi i qarkullimit në perimetrin e sigurisë.
Pas negociatave të bëra nga Forcat Speciale RENEA me autorin, për t’u dorëzuar, ku i fundit, pas gjysmë ore, është vetëdorëzuar, në pamundësi për t’u larguar nga banesa.
Ehhh ku po arrin Shqipëria..
Po normal ka 30 vjet që ka filluar shplarja e trurit.
Prite, prite se duket vetem maja icebergut.
zhak [email protected],ke ndonje shpiegim per birazerin tend ”autocthonus”!!!?? allah uakbar!
Keta ndyresira po mbajne peng vendin Po pse o qerata nuk Lejon femijet e tu te shkollohen ke frik se dalin te ditur ne jete api syte o i marre
Si ishim e si u bem.Nga nje vend me njerez qe donin qyteterimin dhe zhvillimin ne nje vend me njerez qe duan prapambejen dhe injorancen.Teologet e ketyre shfrytezojne degjenerimin qe solli kapitalizmi dhe u bejne shpelarje truri personazheve te dobet nga ana logjike.
po mundohen ta libanizojne shoqerine shqiptare. tekrishtert vec e myslymanet vec. si e tha edhe dikush edhe me lart eshte maja e ice bergut do shikoni per nje 10 vjecar percarje te madhe edhe ekstremizem si ne lndje te mesme.elvis naci me shoke po ben nje dem te madh shqiptarise duke orientalizuar kombin shqiptar.gje qe shkon ne favor te greqise edhe serbise qe shqiptaret nuk jane europian po mbetje osmane orientale qe kane zaptuar toka te krshtera. harrojeni europen nuk na fut kush. ne kete loje per 20 vjet shtetet fqinje i harrijne objektivat e tyre ndaj nesh.
Prinder, shkollohuni per vete dhe coni femijte ne shkolle. Pa shkolle, ne kete bote te zhvilluar nuk orjentohesh dot, do te gjuajne ata qe flasin ne emer te allahut e do te fusin ne boten e tyre te erret. Shkolla te hap syte. Pa shkollim s’ka mireqenie.
Pse te arrestohet?!
Ky qenka per kryetar te PD!
Jo shkolle, jo pune,
Po Tallavase !
Ky po të dojë të iki nga Shqiperia , jam gati ti paguaj biletën vetëm vajtje , me destinacion Alepo. (Lapsus) Sinqerisht jam dakort që për njerëz të tillë, të gjendet ndonjë mënyrë për ti përcjellë nga Shqipëria. Pse ti mbajnë me zorr ? Kintribojme të gjithë nga pak, dhe tu hiqen shpenzimet e rrugës. S’do mor vlla të jetë Shqiptar. Ka vende që mund të jetojë në habitatin e tij.
nuk jane shume,vetem 87% e popullsise se shqiperise ……………..gezuar ramazonin!
Feja ha dhe pi kembekryqe atje ku gjen varferi,injorance,dhe njerez me karakter te dobet qe nuk jane per asgje te zote. Kjo ndodh ne vende te varfera ,gjoja u japin shprese per nje jete me te mire ,po te besojne . Ne vende me mireqenie te larte , lulezon shkenca, arsimi , ekonomia , ushtria , kurse feja mund te jete ne gjerat e fundit qe mendohet. Nje komb pa shkollim,shkence ,dhe dinjitet ka vetem nje fat ,kthehet ne nje afganistan ,apo somali .