Prokuroria turke kërkon 10 vjet burg për aksionerin e “Air Albania”, Sinan Idrizi

2 Qershor 2020, 17:19Kronika TEMA

Prokuroria e Stambollit ka kërkuar deri në 10 vjet burg për aksionerin e Air Albania, Sinan Idrizi, lidhur me akuzat e mashtrimit.

Idrizi akuzohet nga biznesmeni turk, Adnan Polat, që njihet edhe si is-presidentit i klubit Galatasaray, se i ka marrë 3.5 milionë dollarë të cilat nuk ia ka kthyer.

Sipas biznesmenit turk, Idrizi është futur garant për blerjen e një kompanie që merret me markimin e karburantit, një aferë që do i kushtonte Polatit 17 milionë dollarë.

Sipas tij, Idrizi i ka dalë garant për blerjen e saj por fillimisht duhet të bënte një parapagim prej 3.5 milionë dollarësh, shumë e cila i është dhënë.

Por pas dështimit për blerjen e kompanisë GFI, Polat i ka kërkuar Idrizit kthimin e shumës së dollarëve, por nuk ka marrë gjë sipas tij.

Lidhur me këtë çështje ai i është drejtuar prokurorisë së Stambollit duke e akuzuar Idrizin për mashtrim.

8 komente në “Prokuroria turke kërkon 10 vjet burg për aksionerin e “Air Albania”, Sinan Idrizi”

  1. Kim été says:

    Të gjithë të huajt dalin fitimtar në vëndin tonë, duke dhjetfishuar investimin. Ka arrdhur koha të hapen sytë nga armiqt e përhershëm të Shqipëris.

    1. Loni says:

      Cja fut pordhes o kimete…pse bizbesmen eshte ky qe t vjredh sy per sy…prandaj nuk ecen asnj gje be kete vend sepse nuk dine te bejne as tregti e as ekonomi por biznesmetet jane holba si puna e ketij te pabesi qe te merr leket e ta fut pas shpine…duket qe nga emri….Sinan Idrizi…pffffff

    2. ben says:

      Po si nuk doli 1 mik i edi rames te jete njeri normal.
      O bandite, o mashtrues, o trafikante, o legene.
      Mos ndoshta eshte edhe ky i tille???
      Jo, ska mundesi lideri global , eshte leshko ja fusin keta!

  2. abc says:

    Vari lesht pune matrapazesh Turqen.

  3. Biznes says:

    Pse behet kaq buje ketu per kete ngjarje qe akoma nuk dihet e verteta..
    Kane vjedh te huajt ketu pa limit.
    Kompania italiane SERENISIMA se bashku me LSI-ne , vodhen miliona euro nga taksat e shqiptareve dhe u zhduken.
    Por asnje media italiane nuk e pasqyroj kete ngjarje

  4. Niku says:

    Fantastike.. si zakonisht.. pa asnje ndryshim, Belleair, Albanian Airlines… jemi te pa pare..

  5. Xhuxhumaku says:

    Fajin e ka Saliu

  6. Taulant says:

    Ky qe do ndertoj edhe aeroportin e Vlores ?????????????? Me cilin llum lidhet Ramuti apo llumi llum do . Quo vadis ALBANIA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje