Emigranti nga Siria dyshohet se humbi jetën pas rënies nga lartësia e “Hotel Vollgës”

2 Qershor 2020, 17:14Kronika TEMA

Një i ri nga, që besohet se është nga Siria, u gjet pa jetë mëngjesin e së martës në Durrës. 20 vjeçari që dyshohet të ketë hyrë ilegalisht në vendin tonë u gjet pa jetë pranë një trotuari përbri Shëtitores Taulantia.

Policia e Durrësit njoftoi se ai dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i ish-hotel Vollgës, në të cilin ai strehohej. Aktualisht godina është e pabanueshme dhe e sekuestruar më herët, pas dyshimeve se Emiljano Shullazi e ka përfituar pronësinë mbi të përmes shantazhit.

“Nga këqyrja e ambientit u gjendën disa sende personale dhe telefoni  i tij”, njoftoi policia për herë të dytë. “Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe ekspertiza e mjekësisë ligjore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të rënies nga lartësia”, përfundoi deklarata e policisë.

Grupi hetimor nuk e ka identifikuar ende të riun që humbi jetën dhe vijon punën për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes. “Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësi për hetime të mëtejshme”, sqaroi policia.

Më 29 maj një shtetas maroken që dyshohet se ka hyrë ilegalisht në Shqipëri u mbyt në ujërat e lumit Buna në Shkodër, në rrethana ende të paqarta, teksa polumbarët mundën ta gjejnë trupin e 35 vjeçarit pas një dite kërkimesh.

Përgjatë pandemisë së COVID-19 me mbylljen e kufijve tokësorë në Shqipëri u bllokuan qindra emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, që synojnë të shkojnë në Europën Perëndimore dhe përdorin vendin tonë si rrugë kalimi.

3 komente në “Emigranti nga Siria dyshohet se humbi jetën pas rënies nga lartësia e “Hotel Vollgës””

  1. Kim été says:

    Sirianët kanë përdhunuar dhe vrarë shumë fëmij shqiptar këta 10 vitet e fundit, ndaj s’është mir të jetojn te ne.

  2. Qendra says:

    Zoti e pranofte.

    Zoti qofte me te.

  3. Marinar Qinani says:

    Ja kan mor paret skafistet shqiptar ktij dhe i kan ra per shkurt,
    Sa ta hudhnin n mes t detit e kan hudh direkt atje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje