Report TV zbardh detaje të reja nga atentati mbrëmjen e së shtunës brenda lokalit në Kurbin, ku Paulin Gjergji alias Markaj dhe Bujar Hasani alias Lika, u ekzekutuan me 5 plumba. Kamerat e sigurisë të biznesit ku ndodhi ngjarja kanë filmuar gjithçka, ndërkohë në pamjet filmike tregohet se autorët kanë qenë katër, të maskuar dhe të veshur si policë. Autorët kanë qenë me një makinë tip ‘Golf 5’ dhe i kanë ndjekur me kujdes të gjitha lëvizjet.
Në momentin që Paulin Markaj zbriti nga makina dhe u drejtua për te tavolina që ishte ulur miku i tij, Bujar Lika janë vendosur në lëvizje autorët. Dy nga autorët kanë hyrë brenda në lokal dhe dy të tjerët kanë shkuar te makina ku ndodheshin dy djemtë e biznesmenit Markaj për ti neutralizuar duke u thënë ‘mos lëvizni se jemi policia’ dhe duke i kontrolluar nëse kanë armë, pasi i frikësosheshin reagimit.
Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të Likës dhe më pas në ikje e sipër plagosën Markajn, që vdiq në spital. Në momentin që dëgjuan të shtënat, djemtë e Markajt kuptuan gjithcka dhe iu lutën ‘aman mos na vrisni edhe ne’. Autorët janë larguar me shpejtësi më pas duke marrë edhe Kreshnik Tushen që u plagos në këmbë nga Lika.
Policia ka marrë dëshminë banakierit te lokalit që ka parë gjithcka. Ai ka deklaruar para grupit hetimor se dy personat që kanë hyrë brenda ishin të veshur si policë të FNSH-së dhe kanë shkuar direkt te tavolina ku ishte ulur Bujar Lika duke i thirrur në emër dhe e qëlluan më pas. Fillimisht Bujar Lika reagoi duke plagosur njërin nga autorët me pistoletën që kishte, por pas të shtënave të autorëve humbi jetën në vend nga dy plumbat që mori në kokë.
Nisur nga skema dhe organizimi ka dyshime të forta se ky atentat ka qenë i planifikuar dhe paguar nga persona të tjerë, që kanë konflikte me Bujar Hasanin dhe Paulin Gjergjin. I plagosur nga tre të shtënat e Likës mbeti Kreshnik Tusha. Tre të tjerët që ishin në skuadër nuk e braktisën, por e morën në makinë me shpejtësi duke e dërguar në shtëpi.
Pasi ka hequr rrobat e policisë që kishte veshur dhe maskën ai është dërguar nga familja në spitalin e Kurbinit duke pohuar se është vetëplagosur aksidentalisht në shtëpi, por pretendimi nuk është marrë për bazë nga organet. Pritet që në ditët në vijim Kreshnik Tusha person i papunë nga Laçi, të merret në pyetje dhe t’i caktohet masa e sigurisë nga gjykata e Kurbinit.
Por kush ishte objektivi? Policia dhe prokuroria e Laçit nuk kanë një version zyrtar se kush ishte shënjestra e këtij sulmi me armë, që përfundoi me dy të vrarë, Bujar Lika apo Paulin Gjergji alias Markaj, pronar i disa bizneseve në Shqipëri, kompanisë “Antoni New-York”, kompania e kazinove “Intertronic” (Vegasi në Bllok), kompania e tregtimit të gazit në Shqipëri “Petro Gaz Albania-n” dhe ish-Bar Restorant “Nicolini” në afërsi të ish-hotel “Dajtit që nuk mundi t’i mbijetojë kësaj ngjarje duke ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Por nisur nga dëshmia e banakierit, se autorët e thirrën në emër Bujar Likën, shënjestra ka qenë ai, ndërsa në largim e sipër qëlluan edhe Markajn që vdiq në spital. Bujar Hasani (Lika) njihej si miku i Ervis Martinit, person me precedent penal. Në ngjarjen ku mbeti i vrarë Enton Nikaj në zonën e Dajtit në Tiranë, Bujar Hasani, u deklarua i pafajshëm nga gjykata e Apelit Tiranë. Bujar Lika kishte në pronësi lokalin “Dea Cafe” në ish-Bllok. Një nga pistat dyshohet se është pazaret e drogës dhe pronat në Tiranë.(Report TV)
Kokat e njeri tjetrit hengershi, na shpetofte perendia nga ndonje plumb qorr..
Pronare te disa bizneseve?
Po normal qe merren me pazare te pista… leku i tepert me kalimin e viteve behet vrases…. s’arrijne te kuptojne qe i vrasin po shoket… dhe per shume te rije eshte normal te vriten si lepuj pasi mendojne sh. pak dmth diten dhe jo te ardhemen.
M.gj.ate shume te rije Jane vrare dhe vriten keta 30.vjet DEMOKRACI kryesisht droge,prostitucion etj.
Ok ndodhin ne gjithe boten krime te tilla por jo ne ket menyre ku nje % e larte te rijesh merren nga vjedhjet,grabitjet, droge,prostitucion etj dhe ketu vazhdon hakmarrja ose lufta per ekzistence kush e kush te jete superiore… o per dike qe pazaret e premtuara prishen 1 , 2 ,3 here dhe kercet kallashi.
Pronare te disa bizneseve?
Po normal qe merren me pazare te pista… leku i tepert me kalimin e viteve behet vrases…. s’arrijne te kuptojne qe i vrasin po shoket… dhe per shume te rije eshte normal te vriten si lepuj pasi mendojne sh. pak dmth diten dhe jo te ardhemen.
M.gj.ate shume te rije Jane vrare dhe vriten keta 30.vjet DEMOKRACI kryesisht droge,prostitucion etj.
Ok ndodhin ne gjithe boten krime te tilla por jo ne ket menyre ku nje % e larte te rijesh merren nga vjedhjet,grabitjet, droge,prostitucion etj dhe ketu vazhdon hakmarrja ose lufta per ekzistence kush e kush te jete superiore… o per dike qe pazaret e premtuara prishen 1 , 2 ,3 here dhe kercet kallashi.
Paulin Marku, katunari me bark të fryrë nga Laçi, milioner et biznesmen me shume adresa. NJeri shume i poshtër, njeri kriminel.
Ai s’ka as klasen e tetë si dipllomë, por pronat i ka te shumta. Me çfare i fitoi? Me djersë? Ja kush jane pasaniket ne Shqiperi, drogaxhi, grabitçare, hajduta, mashtrues dhe perdhunues. OFL duhet te jetë me vigjilente me keto kriminele, te cilet per fat te mire po ia marrin koken njeri-tjetrit.
Rob smiraxhinj dhe shpritlig.
Ju nuk e njihni fare Paulin Markun pasi ai hapur lokalin e pare te famshem ne Parkun Rinia dhe ai ka bere leke kur ti nuk kishe linduar akoma apo nese je moshe mbi 50 vjec, atehere kur ti spiunoje akoma skutave te Parkut Rinia.
Thuji motres ta ngreje pak pazarin e qefit se noshta se bohesh me.leke dhe noshta ske kohe me marr te tjere per goje o pusht
O arbi o pa buks mos permend emra te tjerve shiko motren se noshta po ta shkyjne zagart naj ferre
O arbi o pa buks mos permend emra te tjerve shiko motren se noshta po ta shkyjne zagart mbas ndonje ferre