SPAK cakton emrat e prokurorëve që do drejtojnë sektorët e Prokurorisë së Posaçme. Gjatë një mbledhjeje të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, u diskutuan probleme që lidhen me nevojën për rritjet të efektivitetit të ushtrimit të ndjkjes penale në këtë prokurori, si dhe probleme organizative.
Duke vlerësuar faktin që specializimi për kategori të caktuara veprash penale është element thelbësor ndikues në rritjen e efikasitetit të ushtrimit të ndjekjes penale në përgjithësi u morën disa vendime.
Nisur nga fakti se objekti i punës së Prokurorisë së Posaçme përfshin dy drejtime kryesore: ushtrimi i ndjekjes penale kundër krimit të organizuar dhe ushtrimi i ndjekjes penale kundër korrupsionit; Drejtuesi i Prokurorise së Posaçme, Arben Kraja me Urdhërin nr. 87, datë 01.06.2020 ka vendosur që në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar prokurorët e ushtrojnë ndjekjen penale në dy seksione:
Seksioni Kundër Krimit të Organizuar, në të cilin bëjnë pjesë prokurorët Altin Dumani, Vladimir Mara, Behar Dibra, Ened Nakuçi, Doloreza Musabelliu dhe Elida Kaçkini.
Ndërsa në seksioni Kundër Korrupsionit bëjnë pjesë Edvin Kondili, Klodjan Braho, Enkeleda Millonai, Dritan Prençi dhe Sotir Kllapi.
Nisur nga nevoja për të rritur efektivitetin e punës dhe ushtrimit të ndjekjes penale në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vlerësuar rezultatet në punë, aftësitë organizative, vlerësimin e përformancës etike dhe profesionale, si dhe vjetërsinë në punë si prokuror Drejtuesi i Prokurorise së Posaçme, me Urdhërin nr. 87, datë 01.06.2020 ka vendosur që Altin Dumani të emërohet Zëvëndës Drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe njëkohësisht Drejtues i Seksionit Kundër Krimit të Organizuar.
Ndërsa prokurori Edvin Kondili emërohet Drejtues i Seksionit Kundër Korrupsionit, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjithashtu u miratua nga të gjithë prokurorët dhe logo e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Vazhdoni bëni mbledhje se për korrupsionin nuk mamer mëdnja se do bëni gjë.Politikanët po vjedhin aoma dhe ju flitni vetëm për mbledhjet.Hidhni hekurat Metës,Berishës,Bashës etj etj dhe gjykoni për ato që flitet po jeni trimat e SPAKU-t.Ore po kaq e vështirë është të gjykohen këta njerëz të politikës?Për Berishën i biri botës erdhi me gjithë dokumentacion të akuzojë Berishën dhe gjykata akoma nuk e thëret të përgjigjet për akuzat që ibën roja e tj personale që di më mirë se kshdo gjëmat e tij.Nejse ne po presim ishalla vjen dita që të gjykohen p anë faj ose për ndryshe mos flitet për ta..
Mire keto po per te punuar ne spak a do te punoje njeri apo do te vazhdojne te merren me dokrra dhe te marrin pagat e majme, se deri me sot asgje nuk po shofim e degjojme. Kjo prokurori ose te filloje nga puna ose te shporren prej andej, qytetaret kane nevoje te shofin rezultate konkrete nga parate qe ju paguajne, e jo te vidhni edhe ju si kriminelet dhe hajdutet e tjere.
Bravooooooo, edhe?!Per çfare i duhen publikut emrat e prokuroreve, apo mbledhjet e tyre?!Apo thjeshte sa per pak ushqim qe “jaaaaaa, u mblodhen”?!Karagjozllek me te madh nuk kam pare. Vazhdon akoma e njejta situate, e njejta menyre te punuari si me pare. Se kur do te dale ky vend nga ky pisllek, une nuk e di. Se kur do te behet ligji- ligj, e shteti- shtet kete prape nuk e di?!Di vetem kete. Shpresa e fundit ne kete vend jane amerikanet, ose me mire serioziteti dhe interesi madhor (nese eshte) i tyre. Nese ata e kane seriozisht kete pune, kemi shpresa.Deri atehere, te shohim!!!
Degjo, irritimi ka arritur kulmin, ndersa SPAK ben njoftime çdo dy e tre dite. Ka rene besimi fare dhe ma merr mendja se po shtyjne ditet dhe keta qe Izet Haxhia te rrije ne burg apo Lalelzi te shpallet bllok i udheheqjes me garde dhe roje private. Kjo eshte gjendja, ndersa Spaku merret me ata qe pordhen ne rruge se kishin ngrene fasule fukarenjete, ndersa ne te tjereve na ra dhe leshte e b… e s’kemi me, se mosha kaloi. Valle do kete nje dite te bardhe qe te na mbaje frymen drejtesia?! NUk e besoj se pas koronavirusit kemi spakovirusin.