Flet djali i rojes së shkollës që abuzoi seksualisht me 15-vjeçaren: Babai është fajtor, jam konfrontuar fizikisht me të, e kam denoncuar edhe më herët. Të dënohet

1 Qershor 2020, 10:11Kronika TEMA

Detaje të reja kanë dalë nga përdhunimi i 15-vjeçares në Babrru, mbi të cilën abuzoi sekualisht 65-vjeçari Abaz Doku.

Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe djali i 65-vjeçarit, i cili është shprehur se dënon veprimin e të atit. Ai ka theksuar se babain e ka denoncuar edhe më herët për sjellje të pahijshme.

“E dënoj veprimin e babait. Na ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë por gjithsesi ai është fajtor se ajo ishte e mitur.

Unë e kam denoncuar dhe më herët tim atë për sjelljet e tij të pahijshme. Bashkë jemi konfrontuar edhe fizikisht për këtë çështje dhe unë kam kërkuar nga drejtori i shkollës që ta heqë nga puna para një viti. 

Kërkoj nga drejtësia që ta dënojë tim at”,  është shprehur ai për mediet.

Ngacmimet dhe përndjekjet e rojes së shkollës, Abaz Doku ndaj vajzës kanë nisur 1 vit më parë kur ajo ishte në klasën e 8-të.

Më pas roja është hequr nga puna dhe përndjekjen e vajzës e ka bërë në lagje. Ai e shantazhonte vajzën duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “S….. kur*a”.

Pas këtij episodi vajza është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjecarin në një banesë që ai kishte nën kujdes.

Akti është filmuar në celularin e tij dhe më vonë ai ia ka cuar nëpërmjet një rrjeti social këtë video fqinjit të tij 20 vjec. Aparatet celulare të 65 vjecarit dhe 20 vjecarit janë sekuestruar nga policia në cilësine e provës materiale.

Fillimisht është bërë shoqërimi i 65 vjecarit në komisariatin nr. 4 ku është pyetur për ngjarjen e më pas është bërë transfetimi i tij dhe i 3 të dyshuarve të tjerë në komisariatin nr. 5 ku është bërë përgjimi ambjental i tyre dhe ka rezultuar se 65 vjecari e ka pranuar krimin e rëndë. Po ashtu edhe për 20 vjecarin ka prova të pa kundërshtueshme të abuzimit me të miturën.

Ndërsa 2 minorenët e arrestuar 16 dhe 15 vjec kanë thënë se kanë njohje me vëllain e vajzës, e kanë shok dhe se nuk e kanë shantazhuar por vetëm i kanë thënë se kanë dijeni për videon e saj intime.

Vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe nën asistencë të qendres ARSIS ka dhënë dëshminë e saj për gjithë ngjarjen.

7 komente në “Flet djali i rojes së shkollës që abuzoi seksualisht me 15-vjeçaren: Babai është fajtor, jam konfrontuar fizikisht me të, e kam denoncuar edhe më herët. Të dënohet”

  1. Tirana says:

    O Ferdi, po cna hyn ne pune neve se sa te dashur ka patur mami jot apo dashnoret e babit tat, bej ndonje pune qe ka vler. Ne kafene vetem llogje ka.

  2. Fatos says:

    Pra drejtori i shkolles e ka ditur nga denoncimi i te birit qe para nje viti, qe roja i shkolles ngacmonte vajzat. Dhe NUK KA BERE ASGJE!!!!

    Po merreni kete drejtorin e shkolles dhe shkerdhejani robt ku ti kete.
    O drejtor moterqire o te shkerdhefte kina robt. Po roja e shkolles eshte per te “ruajtur” o te qifsha robt. Jo per te ngacmuar vajzat dhe ti nuk ben gje.
    Kush eshte ky drejtori mor aman, na e thoni me emer mbiemer.

    1. tan says:

      na e tregoni si quhet drejtori t’ja qijme ata rob ta bejme lapidar.

  3. jopergje... says:

    Te shkarkohet direkt drejtori i shkolles dhe mesuesja kujdestare e klases te vajzes dhe te procedohen penalisht per neglizhence te detyres dhe moskallzim krimi.

  4. KORABI says:

    ABAZ DOKU RROT MALOKU.SI KY JENE TE GJITHE LOQET E ZBRITUNA NA SHPELLAT E PICIDOLIT TE SAL HALE VIRUSIT.PER KORONEN GJENDET ILACI POR PER MALOQERINE E BYTHORES E BABRRUSE JOOOOOOO SKA ILAC JOOOOO.

    1. gon says:

      Korab,te qifsha bithen e dibranes ore malok kurve

  5. Redi says:

    Te shkarkohen drejtori i shkollës,shefi i komisariatit qe mbulon zonen bashke me zinxhirin drejtues te asaj zone,besa shahini te dorhiqet ose shkarkohet,ne te kundert,protesta te fuqishme jo per lulushin dhe ilir floririn por,per te vene drejtsine ne vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje