Himarë, gjendet i vrarë 65-vjeçari që punonte si roje

31 Maj 2020, 19:22Kronika TEMA

Më datë 31.05.2020, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë një 65-vjeçar, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë. Nga burime policore mësohet se viktima është Ylli Luçaj.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Himarë ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta  ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e policisë  po krehin zonës si dhe po vijon  shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen

Grupi hetimor i përbërë nga  specialistë të Hetimit të Krimit në  Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krimeve të Rënda të  Drejtorisë Vendore të  Policisë  Vlorë  nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje