Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi Tiranën kur roja i shkollës dhe tre djem të rinj kishin përdhunuar një 15-vjeçare.
Mësohet se pamjet filmike ku shihej qartë abuzimi me të miturën, kanë qenë publikuar në Instagram dhe kanë bërë xhiron e rrjetit duke marrë mijëra pëlqime, për disa ditë rresht.
Burime nga Policia bëjnë me dije për Dosja.al se materiali prej 60 sekondash tregonte disa adoleshentë duke kryer veprime seksuale dhe një vajzë që shihej qartë se ishte e mitur. Pamjet tashmë janë fshirë nga rrjetet sociale.
Ndërkohë, janë zbardhur detaje edhe nga dëshmia e 65-vjeçarit, që tashmë ndodhet pas hekurave. I arrestuari që punonte roje në shkollën ku mësonte vajza mësohet të jetë shprehur se vajza i është afruar vetë dhe se ai vetëm e ka prekur në vendet intime, por nuk ka abuzuar me të.
“Nuk kam abuzuar seksualisht me vajzën. Unë vetëm e kam prekur në vendet intime, ajo m’u afrua vetë,”– mësohet të ketë thënë 65-vjeçari.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shtëpi, në zonën e njohur si ‘Bregu i Lumit’ në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 65-vjeçari është vënë në pranga dhe akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”.
JU afrua vete ketij ndyresires,nje 14 vjecare,dhe kujt?, sigurisht nje plaku per moshen e saj,dhe ky mostra nuk i paska bere gje por vetem e paska prekur ne vendet intime.Kaq mjafton dhe eshte shume sepse frika ste te ka lene te vazhdosh akoma me keq, ne se nuk genjen or ndyresire.Po ajo nga mosha eshte mbesa jote o te semure nga mendt,o kafshe,o fytyra te urryera.
Verjani koqet ne bige ndyresires,shtaze e qelbur……yyyyyyyyrrace muti.
.
Tu afrua vete? O bastard a ke mbesa e nip te asaj moshe te kuptosh si te afrohen vete? Di duhet ta mbroje o degjneruar.