Përplasja me punonjësit e burgut: Kërkohet regjim i posaçëm për Avdylajt

29 Maj 2020, 13:02Kronika TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismailaj kërkon që anëtarë të grupit të Avdylajve t’i nënshtrohen regjimit të posaçëm në burg.

Shkak është bërë përfshirja e tyre në një konflikt të ndodhur ne ambientet e paraburgimit 313. Sipas burimeve, Astrit dhe Altin Avdyli janë përplasur me punonjës të policisë së burgut.

Çështja e dy vëllezërve është pjesë e dosjes “339”, ku ata dhe mbi 20 të pandehur të tjerë akuzohen për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “trafikim të narkotikëve” në bashkëpunim në formën e posaçme të “grupit të strukturuar kriminal” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje