OFL vë në shenjestër 3 “të fortë” në Tiranë dhe 1 në Shkodër: Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve

28 Maj 2020, 14:47Kronika TEMA
OFL vë në shenjestër 3 “të fortë” në

Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 “të fortëve” në Tiranë dhe 1 në Shkodër.

Deklarata e policisë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– O. I., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

– K. A., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

– E. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;

– I. R., banues në Shkodër, person nën hetim, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. (TemA)

4 komente në “OFL vë në shenjestër 3 “të fortë” në Tiranë dhe 1 në Shkodër: Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve”

  1. ?????? says:

    O gazetar na cave karin te fortit te fortit .edhe perdhenusin e hajdutin e beni te fort ju ik ore idiot

  2. OFL qe vepron si duhet...... says:

    OFL duhet te mesoje e pervetesoje fjalen e urte te perboteshme “Kujdes…….gjarpri kapet nga KOKA e jo nga BISHTI, ndryshe te kafshon e te demton”……..

  3. Doda says:

    Late name duke u marre me hajduta ordinere o brekdhjere kapni politkanet oligarket deputetet po me ato nuk ju ma bytha. Zagare shledhata

  4. Ujku Plak says:

    Pse nuk i con Formular Flo Prokuroreve dhe Gjykatesve qe per abuzim u larguan nga vetingu? Po drejtorave , dhe ish drejtorave ?Po ministrave dhe ish ministrave qe jane akuzuar edhe pse kane marre pafajsine se ne e dime si funksionon ne Shqiperi drejtesia? Pastaj kaloni tek koke palaret pa shkolle qe kane Milliarda pa punuar fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje