DETAJET: Një i vrarë e dy të plagosur pranë një hoteli në Kurbin

31 Maj 2020, 00:25Kronika TEMA

Një person mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Kurbin. Nga të shtënat me armë zjarri ka ka humbur jetën shtetasi Bujar Lika. Raportohet edhe për dy të plagosur të cilët janë identifikuar si Paulin Gjergji dhe Kreshnik Tusha. Ngjarja la ndodh pranë një hoteli në superstradë, rreth orës 23:00

“Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:17, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, në  ambjentin e jashtëm  të një hoteli, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi B.H.,37 vjeç dhe janë plagosur shtetasit P.Gj.,53 vjeç dhe K.T., 21 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë” informoi policia gati nje ore pas krimit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Kurbin dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Dy grupe FNSH – Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë nga Drejtoria për Krimet e Rënda në  Departamentin e  Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë  dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Kurbin, vijon puna për administrimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Në ndihmë të Policisë  lokale kanë shkuar edhe dy grupe të FNSH-së Shkodër dhe vijon krehja e zonës dhe shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

3 komente në “DETAJET: Një i vrarë e dy të plagosur pranë një hoteli në Kurbin”

  1. Sina says:

    Ardi Veliu dhe Sander Lleshi duket se jane ne FACEBOOK….!!!!?d

  2. ndrea says:

    NE KURBIN MBIZOTEROJNE DERRAT…..

  3. Babalja says:

    Zoti Sina ja hengesh mutin Ardi Veliut dhe Sander Lleshit dhe e ke pak , a kupton se ku dhe ne cfare ore ka ndodhur ngjarja , ketu kemi te bejme me larje hesapesh per droge apo per femra , cfare kerkonin nga Tirana neper birucat e Lacit ne ate ore , Paulini merret me drogera te buta dhe te forta ketu e 27 vjet , keta hajvanat nuk paten marre garanci as nga Lleshi as nga Veliu , ne te semes vafshin dhe ti me ta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje