Elbasan, i riu futet me makinë në oborrin e policisë dhe nxjerr pistoletën

2 Qershor 2020, 12:16Kronika TEMA

Një person është vënë në pranga nga policia në Elbasan, pasi ishte autori i ngjarje të dyshimtë brenda rajonit të policisë.

Bëhet e ditur se rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të DVP Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së.

Ky shtetas, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

2 komente në “Elbasan, i riu futet me makinë në oborrin e policisë dhe nxjerr pistoletën”

  1. Milan says:

    Nga dalin kata koqe mor aman.

  2. xyz says:

    Pa merak,
    Ardi Veliu ka një video të babait të tij me shishen e rakisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje