Kryemadhi për marrëveshjen: Pozitive, të implementohet pa humbur kohë! Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s'ka demokraci

5 Qershor 2020, 22:43Politika TEMA

Monika Kryemadhi është shfaqur pozitive në lidhje me marrëveshjen e arritur mbrëmjen e sotme në tryezën e Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, thotë se pikat e arritura duhen implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë.

“Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s’ka demokraci dhe pa demokraci s’ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët”, shkruan ndër të tjera Kryemadhi.

Reagimi i plotë i Kryemadhit

Rezultati i sotëm në Këshillin Politik, i arritur dhe me kontributin e partnerëve ndërkombëtarë është pozitiv dhe duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë.

Reformat bëhen pikësëpari për njerëzit, të cilët presin ndryshimin dhe mundësinë e shprehjes së vullnetit të tyre lirisht në zgjedhje.

Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s’ka demokraci dhe pa demokraci s’ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët.

LSI dhe Opozita e Bashkuar është e vendosur për realizim me sukses të angazhimeve të marra para popullit shqiptar përsa i përket forcimit e përmirësimit të themeleve të demokracisë në vendin tonë, si dhe përshpejtimit të rrugës së integrimit europian të Shqipërisë

6 komente në “Kryemadhi për marrëveshjen: Pozitive, të implementohet pa humbur kohë! Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s’ka demokraci”

  1. Monalikja says:

    Ulu mor ti nejun!

  2. Ham ham ham bushtra e sinanit, ja koka si qeni i stanit says:

    …….e felliqur krijese.

  3. Ujku Plak says:

    A ty te qr moj pjelle e keqe, se po te kishte zgjedhje te rregullta ne Shqiperi ti dhe soji jote do kishit blere gjithmone rroba te perdorura, dhe ushqimin qe i kishte kaluar skadenca. Pse mos kakarisesh ti moj Sorre ( te me falin Sorrat per krahasimin ) se fajin e ka ripjellja qe nuk jua qine ropet juve mos ulesh fare per refoemen me ju jashte Parlamentit, por une nuk e kuptoi Ripjellja ka frike nga ju, apo eshte pale me ju?

  4. Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli says:

    O zot …. , sa antipatike ! Te kall krupen kjo lope gerdalle !

  5. Arbert says:

    Sa Keq qe ne kete vend problem jane vetem pazaret ose numerimi PA hile I votave!
    Cfare do I afroni popullit po fituat zgjedhjet!
    PA program, te paafte, te korruptuar, hajdute, etj te njejtet ish qeveritaret, te konsumuar e PA dinjitet kane te njejtin problem, numerimin.
    Me kete gjuhe bastarde qe perdorni, kush njeri me dy pare mend do ju votoje?
    Prape do deshtoni keq dhe prape do akuzoni Ramen se ju a futi.
    Prape shqiptaret do degjojme te njejtet kenge, na vodhen, I manipuluan.
    Ju prape ne opozite te deshperuar…. Filmi vazhdo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje