Për analistin dhe gazetarin Ylli Rakipi, përpjekja e ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore është në fakt një përpjekje për lista të hapura.
Në studion e emisionit “Në fokus”, në TemA TV, Rakipi tha se amerikanët e bënë një përpjekje të tillë, por ajo nuk ka gjetur mbështetjen e krerëve të dy partive më të mëdha, të cilët, me gjasë, po bëjnë një lojë, që fsheh qëllimin e vërtetë të të dyjave: mbajtjen e listave të mbyllura.
“Lufta u bë për lista të hapura, që në Shqipëri të hapet procesi, të mos rrinë në krye pesë veta. Të dy palët nuk duan ta hapin.
Jo për Rudina Hajdarin, as ata fakirët që ka marrë Edi Rama dhe mban Parlamentin me 120 veta, në mënyrë antikushtetuese kur duhen 140 deputetë. Kukulla të regjimit që bëjnë punën e regjimit.
Amerikanët e bënë një përpjekje të tillë, por ndoshta e gjithë kjo lojë bëhet me një qëllim të caktuar: për të mbuluar listat e mbyllura, që do të çojnë në Parlament ata njerëz që do Edi Rama dhe Lulzim Basha”, tha ai.
RAKIPE OSE SHKURTE ( KIPE ) EDI RAMA TE NXORI JASHTE LOJE CDO ANALIZE E JOTE NUK MERET PER BAZE PASI FUTE URREJTJEN DHE JO LLOGJIKEN .
BLIJE NHE PALE TESPIJE DHE TUNDI MERE ME VETE DHE SALIUN LOZNI DOMINO FLISNI PER PROSTATE SI TE NDALONI SHUROSJEN .
POLITIKA KA NDRYSHUAR O KIPE
Ylli! Me kete shkrim qe ke bo harroje se te fut Basha ne liste!
Po nuk eshte ky i Shkreti, Ylli i partise, as gazetar e ca me pak opinionist/analist.
Ky i Shkreti mezi i lidh dy fjale bashke, edhe ato me probleme te renda te gramatikes dhe Shqipes se bukur zyrtare.
Thoni me mire qe Yllja ka ardhur ne emisionin e rradhes per te na mbajtur me gajret e hare ne keto kohe pandemie.
Ylli i Vicidolit eshte si ajo shprehja shkodrane qe thote “se ky i shkreti vec pershesh e kos asht tu hanger”