Donald Trump njofton sa ushtarë amerikanë do të mbeten në Kosovë

10 Qershor 2020, 20:18Bota TEMA

Presidenti Donald Trump, në një letër drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe kryesuesit të Senatit, Chuck Grassley, njoftoi vendosjen specifike të trupave amerikanë në të gjithë botën, përfshirë këtu edhe Kosovën, në të cilën do të jenë të pranishme 640 pjesëtarë të ushtrisë amerikane.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’u kontribuojnë forcave të KFOR-it, të udhëhequra nga NATO-ja në bashkëpunim me autoritetet vendase, partnerët dypalësh dhe institucionet ndërkombëtare për të penguar ripërtëritjen e armiqësive në Kosovë. 

Afërisht 640 pjesëtarë të Ushtrisë amerikane shërbejnë në kuadër të 4 mijë trupave të KFOR-it”, thuhet në letrën e presidentit Trump.

Më herët, Kosova ishte shqetësuar për shkak të trysnisë lidhur me largimin  e forcave amerikane nga Kosova, nëse kjo e fundit nuk heq taksën ndaj Serbisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje