Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar sot të gjithë anëtarët e partisë Partisë Socialiste në ditëlindjen e 29-të të saj.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se PS-ja ka qenë dhe është gjithmonë në anën e duhur të historisë së Shqipërisë për një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar.
Sipas numrit dy të PS, Taulant Balla përpjekja kryesore e partisë që e përfaqëson mbetet dhe orientimi pro Europian për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
12 Qershor
Gëzuar ditëlindjen e 29-të Partisë Socialiste, forcës më të madhe politike të shqiptarëve
, forca kryesore që spikat në përpjekjen dhe orjentimin pro-europeist për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.
Partia Socialiste në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet në anën e duhur të historisë së Shqipërisë, për një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar.
Urime të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste!
Keshtu vazhdo dhe do marresh dhe te pestin.
politikanet shqiptare sic eshte ky kok shtreburi balla nga katuni e quan sukses qe mbas 30 vjetesh ne do marrim nje date per antersim per ne BE,dhe mbas 3 dekatash te ardhshme do jemi me te drejta te plota ne BE,( po qe se ekziston BE akoma deri atehere ),dhe ky kok loqa na e tregon si sukses,bravo moj shqiperi cfar politikanesh ncorrem,jemi te lumtur ne si popull per ju politikanet e sukseshem,eshte vone o balla te na e tregosh BE tani si parajsa e dikurshme o plere.