“Kemi bërë plot të mira dhe gabime”, Musa Ulqini mesazh socialistëve të rinj: Çoni përpara ato që ka arritur PS, ja një nga meritat tona dhe përpjekja historike

12 Qershor 2020, 11:56Politika TEMA

Musa Ulqini është një ndër themeluesit e PS-së e cila feston sot 29-vjetorin e themelimit. Duke folur për tirananews.al ai kujton Kongresin themelues të Partisë me emocion, ku ka lexuar para delegatëve dokumentin historik se në Shqipëri lindi një forcë e re politike.

Ulqini ka dhe një mesazh për socialistët e rinj, për të ruajtur vlerat e PS dhe për të çuar para arritjet e saj.

“Sot është 12 qershori, një ditë e jashtëzakonshme për socialistët sepse është përvjetori i 29 i ditëlindjes së PS dhe në këtë ditë unë kam shumë emocion sepse kam qenë në parti që ditën e parë të themelimit të saj, në Kongresin themelues unë kam lexuar përpara delegatëve një dokument historik që Kongresi themelues i PS informonte dhe bënte me dije shqiptarët se kishte lindur një forcë e re politike e cila synonte që në Shqipëri të ngrinte një forcë socialdemokrate, socialiste sipas modeleve të Evropes demokratike.

Sot është dita të kujtojmë me respekt e mirënjohje themeluesit dhe kontribuesit e PS dhe unë mendoj që PS falë kontributeve të shumta të njerëzve të thjeshtë dhe drejtuesve të lart të saj ka arritur për 29 vjet të mbetet forca kryesore politike në Shqipëri e cila ka qenë në pushtet, ka ikur nga pushteti, ka bërë plot të mira dhe gabime, po asnjëherë kur ka qenë fjala për interesin e Shqipërisë, nuk ka gabuar asnjëherë.

Një nga meritat e saj është pa diskutim mënyra se si PS në pushtet menaxhoi krizën e Kosovës.

Mirënjohje të gjithë socialistëve anë e kënd vendit”, thotë ai.

Musa Ulqini ka qenë ministër, ka pasur poste të rëndësishme në PS por nuk është akuzuar dhe përfolur kurrë. Mesazhi i tij për socialistët e rinj është që të çojnë para arritjet e socialistëve dhe të respektojnë vlerat bazë të kësaj partie.

“Socialistët e rinj duhet që të jenë të nderuar që militojnë ose kërkojnë të angazhohen në PS, ata duhet ti respektojnë vlerat bazë të kësaj partie dhe duhet të kontribuojnë që ato që ka arritur PS ti çojnë më përpara sepse PS historikisht është përpjekur dhe ia ka dalë me suskes të alternojë brezat”, thotë ai.

5 komente në ““Kemi bërë plot të mira dhe gabime”, Musa Ulqini mesazh socialistëve të rinj: Çoni përpara ato që ka arritur PS, ja një nga meritat tona dhe përpjekja historike”

  1. mik says:

    Musa Ulqini – Ate qe keni arrite ju si PS, bashke me PD-n dhe LSI-n e tregoni me rezultatin se ku ndodhemi, e jo me fjale te bukura.
    Jemi shteti me burime me te medha per fryme ne Evrope, e ne te njejten kohe ma i varferi, jo vetem ne ekonomi, por edhe ne dinjitet. Evropa nuk urren kend ma shume se Shqipetaret. E kjo asht fale politikave tuaja.
    Artikulli thote qe ju nuk jeni akuzuar apo perfolur ndonjehere, por ama, prap je ne politike.
    Shpresoj se socialist e rinj ( nese do kete ndonjehere ) nuk do çojne perpara arritjet e PS, for do ndjekin ate rruge qe duhet, jo ate qe munden.

  2. ERTV says:

    Dmth qe ta kuptojmë saktë Musain.
    I bie që të mos vleni “sa një lavatriçe”
    Por diçka me shumë..
    Psh + një frigorifer ose mikrovalë…

  3. Avdi says:

    Socialistet rindertuan shtetin qe shkaterroi Sali Berisha,miratuan Kushtetuten,per te cilen bejnë be e rrufe demokratet qe nuk e votuan,projektuan dhe po realizojne zbatimin reformes ne drejtesi,po’ perballojne me sukses pasojat e termetit,po’ menaxhojne me sukses kovid 19 etj

  4. qytetari says:

    E besoj dhe e pelqej shume,qe je nga te rrallet Ulqini i pa korruptuar,megjithse korrupsioni ka shume surreter,material,nepotik,militant etj.
    Por suksesi kryesori i ps-es,ka te beje me faktore te tjere qe jane jashte saj.
    Ps-ja u cfaq si nje metamorfoze e shemtuar,qe nga parti komuniste izolacioniste,ne parti ´´socialiste´´ ´´demokrate´´,brenda nje nate,perbere nga komunista,te cilet nje dite me pare i dukesh dhe shume pak te jepnin jeten per Enverin.
    I duhesh nje maske per kete dhe i mbushen mendjen nje aventurieri rufjan sic ishte Nano,per ta vene ne krye.
    Si e kaluara ps-es e menxyrosur ashtu dhe veprimet e papergjegjeshme te nanos,e ben popullin tju kthente krahet.
    Dhe ketu ju erdhi ne ndihme dhe kontriboi ne mbijetesen e ps-es ne pushtet, si askush faktor tjeter, bemat e partise ´´demokratike´´,qe u gatua ne themelet e saj, ne kullat e errta islamike komuniste thelle ne male.
    Kesaj ju bashkua dhe nje frike,nga e kaluara e partise se ps-es dhe individeve te shumte te saj,si burra,rini dhe pionere te devotshem te Enverit,te stigmatizuara keto,nga frengjit e kulles.
    Kjo ka bere qe shume nga kjo bashkesi,vecanrisht dinosauret,qe vazhdojne te gezojne poste te tkurren dhe te tuten,per te bere prapesira te metejshme korrupsioni.
    Por nga ana tjeter,kjo ka bere qe gjate gjithe kohes te funksionojne mareveshje te pa ekspozuara okulte,midis individeve apo grupeve te ketyre partive,per interesa perfitimi te mbrapeshta,ne kurris te mbarevajtjes se shoqerise dhe vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje