Analisti Ylli Rakipi është shprehur të enjten se qeveria Rama gjatë këtyre viteve qeverisje ka pasur taksat më të larta në Rajon, pavarësisht asaj se çfarë shpreh kryeministri se do të bëjë për vitet e ardhshme.
I ftuar në emisionin “Në Fokus”, në televizionin TemA TV, Rakipi tha se strategjia që ka ndjekur kryeministri Rama për shtatë vite qeverisje është ajo e taksave të larta dhe të fshehura që peshojnë si një gur i rëndë në kokën e qytetarit.
Ai theksoi se qytetarët shqiptarë do ta gjykojnë qeverisjen e tij nga ajo se çfarë ka bërë dhe jo nga ajo që deklaron se do të bëjë për vitet e ardhshme.
Rakipi tha se është opozita ajo që vlerësohet me një metër të tillë, ndërsa qeveria vlerësohet nga ajo se çfarë ka bërë për qytetarët e saj, për lehtësimin e jetës së tyre.
“Qeveria ka taksat më të larta në Rajon dhe unë jam një gazetar që lëviz gjithandej e shoh qindra punëtorë që kalojnë në Mal të Zi, punojnë në ndërtim dhe gjithandej.
Është një vend që ndërtohet edhe pse ka 600 mijë banorë, merr krah pune edhe nga vendi ynë dhe kjo është edhe për shkak të taksave e strategjive të zhvillimit”, tha Rakipi.
Ai u shpreh se Edi Rama mund të ngrejë një strategji edhe për 50 vitet e ardhshme dhe askush nuk ka kapacitetin për t’a lexuar një gjë të tillë, por qytetarët do ta gjykojnë për qeverisjen e tij gjatë këtyre viteve.
Sipas tij, nisur nga kjo, Edi Rama bën gjithmonë punën që s’ka lidhje me atë që ka për detyrë të bëjë dhe këtë bënte edhe kur ishte piktor dhe tani që është kreu i qeverisjes.
Rakipi mendon se duke marrë borxhe dhe duke bërë punën që s’të takon është shumë e lehtë të qeverisësh në këtë mënyrë, madje s’ka gjë më të thjeshtë se sa të qeverisësh në këtë mënyrë.
“Merr borxhe dhe kaq”, u shpreh Ylli Rakipi.
Ik mor mut kazani.
Të bësh opinionistin apo gazetarin si puna jote z. Rakipi është veçse bythë lëpirje e makutri në inters të krimit e klanit vjedhës e vrasëtar të familjeve berisha dhe metaj,boll më z. Rakipi se çdo fjalë apo opinion i juaji është neveri dhe helm për shqiptarët e demokracinë.
Ke te drejte or yll, kur nuk shteti nuk ju vendos nje takse te jashtezakonshme ju qe u pasuruar duke vjedhur, se pari ty dhe sojit tend e te likes e sales, atehere buxheti i shtetit do te rregullohet pa borxhe. Plehra, jepni edhe mend.