“Gati të takohemi me Bashën”! Deputetët që dolën nga listat e PD te premte në tryezë me ambasadorin e OSBE

11 Qershor 2020, 23:06Politika TEMA

Opozitaret e rinj, te cilët kanë dalë nga listat e PD – LSI janë te gatshëm te takohen me ish-krerët e partive për reformën zgjedhore.

Edi Rama kërkoi ndihmën e Lulzim Bashës për ti bindur deputetët “rebel”, por këta te fundit duket se nuk kanë komplekse për tu takuar me ata të cilët i mohuan dhe sulmuan kur morën mandatet.

“Patjeter, ne jemi te gatshëm te takojmë çdo faktor dhe aktor politik dhe jo politik. Një reformë zgjedhore duhet te jetë sa me e thellë, te pyetën gjithë aktorët dhe faktorët politik dhe jo politik”, shprehet Alban Zeneli.

Opozita e re do vijojë kontaktet me ndërkombëtaret.Të premten parashikohen tryeza me ambasadorin e OSBE.

“Ata mesa di une janë te pakënaqur pasi asnjë pike e kërkesë te OSBE OHDIR nuk është përcaktuar ne këtë marrëveshje qe është proklamuar si arritja me e madhe e ditëve te fundit”, thotë Alban Zeneli.

Takimi me Kryeministrin Edi Rama u mbyll pa marrëveshje, por opozitarët e rinj paralajmërojnë se do i shkojnë deri ne fund betejës se tyre për ndryshimin e sistemit.

“Ai takim ishte deri diku i frytshëm sepse ishte ne ato objektiva qe ne kemi. Ne do bëjmë çdo lloj përpjekje qe kjo marrëveshje e pisët qe është ne kundërshtim te interesave te qytetarëve shqiptar te mos votohet”, thotë Zeneli.

Te premten Damian Gjiknuri ka thirrur mbledhjen e komisionit parlamentar te reformës zgjedhore për te informuar anëtarët mbi marrëveshjen e dakordësuar ne Këshillin Politik me opozitën jashtëparlamentare./Tch

1 komente në ““Gati të takohemi me Bashën”! Deputetët që dolën nga listat e PD te premte në tryezë me ambasadorin e OSBE”

  1. Saimir says:

    Po kur je deputet dhe ti alban muti prej kukesi, kafshe parahistorike, nje arsye me shume t’i besh topin Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje