Mikhail Afanasiev, ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri thotë se Rusia i kishte bërë të qarta qëndrimet e saj për njohjen e Kosovës dhe arsyetoi se çështja duhet të zgjidhet përmes negociatave mes dy vendeve.
‘Nëse me njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur do të bien dakord miqtë tanë serbë – ne sigurisht do ta shqyrtojmë këtë mundësi.”-tha ambasadori i Rusisë në Shqipëri.
Ilva Tare: Rama kërkoi gjithashtu në Moskë që Rusia dhe Serbia të njihnin Kosovën si shtet të pavarur. Mendoni se Rusia do ta bëjë ndonjëherë?
Mikhail Afanasiev: Qëndrimi i vendit tonë për çështjen e Kosovës është i njohur mirë. Çfarëdo që të thotë ndokush, rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbetet elementi aktual i së drejtës ndërkombëtare, i cili duhet të udhëzojë vendet anëtare të OKB-së në këtë çështje.
Është e çuditshme në këtë sfond të dëgjosh thirrje ndaj Rusisë për të njohur “pavarësinë” e Kosovës.
Ndoshta, kjo thirrje duhet t’u drejtohet disa shteteve të BE-së, anëtarësimi në të cilin është prioriteti kryesor i Shqipërisë? Kjo do të ishte më logjike.
Për sa i përket mundësisë së njohjes së pavarësisë së krahinës nga Rusia, Moska e ka thënë vazhdimisht: ne do të mbështesim çdo vendim kompromisi reciprokisht të pranueshëm për statusin e Kosovës, i arritur si rezultat i negociatave të drejtpërdrejta midis Beogradit dhe Prishtinës.
Te drejten nderkombetare fute ne bythe kafshe Siberie. Cfare te drejte nderkombetare respektuat ju ruset kur zaptuat Krimene nga Ukraina?Po kur sulmuat dhe bete te pavarur Osetine e Jugut?
Korbi korbit nuk ia qit syte.