10 fakte, pse LSI po largohet nga koalicioni opozitar

11 Qershor 2020, 20:15Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Nuk kishte si ndodhte ndryshe….

Sot presidenti Meta ka marrë të gjitha garancitë e mundshme për të ardhmen e tij dhe LSI.

Faktet flasin më shumë se analizat prandaj po i rendisim ato për të bindur çdokënd se Ilir Meta ka futur në xhep mandatin e dytë si president dhe i ka garantuar Edi Ramës mandatin e tretë si kryeministër nëpërmjet marrveshjes së mëposhtme:

– Sot Edi Rama i dhuroi Ilir Metës shkarkimin e Adrian Dvoranit duke i dhënë fund luftës pa limit mes Qeverisë dhe Presidencës.

– Sot Rama krijoi hapësirën që në krye të KED të vihet një propozim tjetër i presidentit Meta, gjyqtarja Vitore Tusha.

– Sot kryeministri Rama ka dhënë garancitë që të votohet në Parlament propozimi i presidentit Meta për kreun e KLSH, zotin Arben Shehaj.

– Presidenti Meta ka dhënë garancitë që do firmosi marrveshjen PD-PS-LSI mbi dakortësine mbi zgjedhjet.

– Edi Rama po tërheq gradualisht komisionin për shkarkimin e presidentit Meta.

– Marrëveshjen zgjedhore e mbështetur nga Partia Socialiste favorizon LSI me formulën e cila duke qenë e dyta në koalicion para electoral, përfiton dyfishin e mandateve.

– Kryeministri Rama rifuti në sistem opozitën e cila ishte vetëvrarë duke djegur mandatet dhe nxorri jashtë loje opozitën e re Hajdari-Murrizi-Alimadhi etj. Duke nënshkruar me ish-deputetët ai ç’faktorizoi Parlamentin dhe rifuti në lojë Bashën, Vasilin, Berishen etj.

– Marrëveshja zgjedhore po shoqërohet me një marreveshje për reformën në drejtësi, ku sipas së cilēs, pushteti gjyqësor ndahet mes Ramës dhe Metës.

– Presidenti Meta po garanton stabilitetin e marrëveshjeve dhe plotësimin e kërkesave të BE për hapjen e negociatave, duke mos e penguar qeverinë Rama, as me protesta, as me bojkote, as me refuzime, por me balanc qëndrimesh.

– LSI po rishikon pozicionin e saj duke siguruar një pushtet të dyfishtë:

1-koalicion qeveritar me Ramën 2021-2025 dhe 2- një mandat të dytë për Metën si president 2022-2027.

Ka shumë lexues që do jenë mosbesues me këto fakte.

Koha do provojë se kjo është marrveshja ku “fitojnë të gjithë”.

1- Fiton Meta si presidenti i parë me 2 mandate.

2- Fiton Rama si kryeministri i parë me 3 mandate.

3- Fiton Monika si zv.kryeministre e ardhshme e Shqipërisë.

4- Fiton Basha rifutjen në Parlament me afro 60 deputetë. Pret dhe 4 vjet se është i ri 44 vjeç. Asgjë nuk humb të bëhet 48 vjeç kryeministër.

5- Fiton Berisha një pushtet në hije të përjetshëm deri sa të ketë frymë dhe paprekshmëri familjare. Pa harruar autoritetin në hije.

Po, po, me marrveshjen fitojnë të gjithë….

Por ju aspak.

19 komente në “10 fakte, pse LSI po largohet nga koalicioni opozitar”

  1. Wew says:

    Këta që sillen si pordha dhe s’i pyet kush, bëjnë të zgjuarin tani.
    Se ç’lidhje ka Rama me drejtësinë, ky e di, por po të ishte ashtu, dmth, në se Rama do kishte në dorë drejtësinë, pse do i bënte nder Metës dhe t’i hapte telashe vetes? A s’do kishte më shumë interes të fuste Liken brenda dhe të bënte gallatë me Lulin, që e paska blerë?

    1. Brezi i djegur says:

      Po sikur te jete duke i percare o Niku i Shqipes??!! Si thua ti, te mbajme Dvoranin ne KLSH qe si hyne ne pune as dreqit (eshte anetar dhe ka vetem nje vote) dhe ti hapim rrugen krijimit te gjykates kushtetuese qe po mban peng reformen, apo kryetar te KED (keshilli emerimeve ne drejtesi).. Une them ta mbajme te e dyta se nga aty nisin emerimet e te korruptuarve, KED I ha koken e ja pret duart Metes e Berishes te emerojne ke ti doje qejfi. Eh more Niku jane te thella kto pune po ti ske faj se ke bere politike me bakshishe, je I fundit qe duhet te flasesh

    2. Operacioni Zjarri says:

      Hahaha vetem ti ne kete bote mund te thuash çl’lidhje ka Rama me drejtesine.

  2. Dalip Tahipi says:

    Shume bukur e ke then oKreshnik, por ke harruar nje gje, amnestin fiskale, qe eshte me e rendishmja… Pra te gjithe ne bejm ham ham, kurse keta shkerdhata i bien popullit bam bam… E njejta histori, her ma hype her ta hypa. Ky eshte avazi i politikes Shqiptare, i njejti avaz, asgje s’ndryshon, po te njejte hajdut, mashtrus e halabak mbeten brezi politik qe mbajn peng fatet e popullit dhe Shqiperise. Pa u zhdukur i ter ky brez politkoshkerdhatash s’behet Shqiperia. Meta, Berisha, Luluka, Baxhella Karmadhi bashke me to edhe Palloshi qe premton reforma ne drejtsi, lufte korrupsionit me SPAK-un qe behet trim me spurdhajket e droges e prostitucionit, por s’ja mban turra te dergoj flete-kerkesat per pasurit politikarve… Kjo eshte e ardhmja jone e ndritshme, me Like (K)Arin si president, Palloshin Kryemnister, Baxhellon zv Kryeminsitre dhe Lululken Kryetar Parlamenti…

  3. Afa says:

    Ka vetem nje problem te vockel. Po beri koalicion Rama me Meten, ka per te humbur 1/3 e votuesve. Mos harrojme pastaj edhe fraksione te reja qe mund te dalin nga PS te motivuara edhe me shume nga ky koalicion.

  4. blerta says:

    Nqse Ilir floriri merr nga Edi Rama mandatin e dyte si president, Rames elektorati i majte nuk do tja fale kurren e kurres dhe do ta nxjere me shkelma sepse nuk e merr dot peng PS ashtu si ka mare Sali krimineli PD. Te gjitha keto situata qe jane krijuar jane teresisht prej Rames qe piratin e beri pape, kryehajdutin dhe vrasesin e beri president.

  5. Katowica says:

    Dihet ai muhabet..
    Pushteti si te mbetet ne te njëjtat duar.
    Kjo gjë e vendosur që në vitet 90.
    E gjitha është lojë, populli dele.
    Cdo gjë tjetër është e përkohshme..
    Kalimtare sibpuna e jote psh Kreshnik..
    Tani ju intereson qe vendi te mos aderoj shpejt neper strukturat europiane pasi kane ende për te çimentuar pushtetin ekonomik.
    Ku me aq pare qe po i nxjerrin jashte Shqiperise,.
    Ketyre “baballarëve” te kombit nuk ju hyn asgje me ne sy.

  6. Lush berbali says:

    Kesaj here jam dakord me ty.
    Edhe pse une nuk do ta votoj kurre nje koalicion PS-LSI.
    Edhe pse ne fund te fundit vetes sime e familjes sime do t’i bej dem.
    Po hajdutet e LSI ,bleresit e votave ,plaçkitesit e bizneseve kurre nuk do t’i votoj.
    Do te ishte zhgenjim i madh.
    Dhe ta dini….kam qene pjese e KZAZ ve,e QV -ve rregullisht.
    Kjo 45 % e popullit qe nuk voton eshte shumica ne Shqiperi,nje shumice e heshtur qe kundershton krejt te ashtuquajturen elite.
    Mbase ka ardhur koha te shkojne ne votime.
    T’ia thyejne hundet PS e LSI bashke,e PD -se gjithashtu.

  7. E ardhmja says:

    Vetem BOJKOTIMI TOTAL I ZGJEDHJEVE te ardheshme nga SOVRANI mund te lehtesoj sadopak shpirtin e ketij populli te masakruar nga mutpolikaret tane……………..

  8. emigrante says:

    Keta palaço politikanesh. Ne te sateme Rama se ben marreveshje me Liken . E ti Kreshnik ma legen se ato. Kujtuam se ishe dikushi e shkove e u lidhe me Berishen . Legena te gjthe

  9. sadna babul ka bidai says:

    ne fakt ne te ardhmen duhet baxhella au au po punen e bejme ne maj te ballkonit qe te mesojne te pashkollumet satelitet qe ecin sa andej kendej forca dhe fryma mbajne lakrat qe te ecin si bishta pa pjek .kur mund te eci nje verifikim qe mund te kete shkalle – shkalle qeruse .ua sa kemi degju qe me shume duhet nje ulerim se punet i bejme ne ne brendesi .puetja e pare .ne kane kuptu studimin se lufta e madhe eshte per bukurine .2 largimi nga sateliti apo nga studimi .a mund te kuptojne pasardhesit zhvillimin e truror .a mund te kuptojne ne te vertet se mund te vlejne ..a mund te kuptoj populli qe nje doren ne qafe dhe gurin ne trajse .a mund te kuptoj se ne te vertet mund te eksiztoj nje mbeshtetje e sigurt .a mund te zhvillohet nje klase qe ne te vertet jane lehtesuese apo mbeshtetje zhurmus dhe fitore .. posti mund te jete nje krejtes per te gjithe po mesa kemi degju shume dallavera jane ne nje kelluf qeruse intelektualesh dhe mbeshtetes shkaterrus ne duket .por shikimi dhe puna mund te funksionoj ndoshta .

  10. Karantina says:

    Me thene te drejten po te shkoni tek karantina. co do te shikoni se esht gjithcka qe populli ka nevoje

  11. saliu says:

    O Kreshnik i maleve. Paske ik per lesh. Te s’te merr njeri seriozisht se te pane kur u dhjeve me aleancen tende gjoja kuq e zi.

  12. Zgalem says:

    Eshte plotesisht e kopsitur keshtu , sic shkruan Kreshniku . Koha esht eperpara dhe do te shofim zhvillimin e ngjarjeve . Zgalem

  13. Z says:

    Sic duket Kreshniku ka ngelur duarbosh!

  14. Shqiptar says:

    Wew,mos u nxito ,mos u gabo koha eshte treguesi me i mire.Ky Kreshniku i maleve mbase ja ka fut Por….s por ti bej durim.E ne qe kemi votuar historikish PS e per rjedhoj edhe Ramen ja dhame qe te na cliroje nga te gjitha bemat e Berisheve me shoke,pa amnistira per hajdutet,le ta mbushe arken jo nga mafiozet por me pune :PS kurre nuk fiton me duke bere krushqira me hajdutet!Po kurre me do e bejme edhe gjakun uje e te vije Jermeni apo dreqi e i biri PROTEKTORAT!Shihni zv minister i trete tek shendetesia?!?!?!$ zv ministra Ekonomia?!?!?! Na del Fullanja e na ben analistin ,pisanjosi ca po behet??

  15. bledi says:

    Formula eshte e thjeshte
    Leku=Pushtet
    Keta Padrinot e kane Lekun dhe rrjedhimisht dhe pushtetin
    Pa folur per klanet qe i financojne
    Pa folur per idiotet qe i adhurojne
    Pa folur per fukarenjte qe i pagojne

  16. Trotski says:

    Tu Thafte Goja o Nik Sorra!!!.Meta Familisht dhe Sala me gjithe Oborrin e Tij do te shkojne ne Reç Per Lesh.,ku do ti bashkohen dhe Socialiste Te Korruptuar.God Bless Albania-God Bless America.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje