Fatos Nano me pranga në zyrën e Taulant Ballës

11 Qershor 2020, 19:53Politika TEMA

Edhe pse është politikan i brezit të dytë në Partinë Socialiste, Taulant Balla është i vetmi që bashkon gardën e vjetër me të renë.

Zyra e tij për merak, në katin e dytë në selinë e PS-së është pothuajse një muze i vogël. Flamuj, stema, orendi të vjetra që ndodhen aty janë memoria historike që flasin shumë.

Por mes fotografive që janë fiksuar në mur një është shumë e veçantë. Qëndron në qendër të zyrës, ka kornizë speciale dhe është e llojit “foto sa një mijë fjalë”. Aty shfaqet Fatos Nano, kryetari i parë i Partisë Socialiste me pranga në duar në sallën e gjyqit.

Ai u arrestuar më 30 korrik të vitit 1993 dhe u dënua me 12 vjet burg për vjedhje përmes mashtrimit në favor të tretëve.

Nano u lirua më 13 mars 1997 pasi qëndroi 1516 ditë në qeli dhe më pas mori pafajësi. Po përse Taulant Balla e ka vendosur foton e tij në qendër të zyrës? Sigurisht që ka në një arsye dhe kjo lidhet me mirënjohjen. Në një farë mënyre Fatos Nano ka qenë mentori politik i Taulant Ballës.

Ishte ai që e afroi djalin e ri nga Librazhdi për ta qenë në strukturat e PS , më pas në kabinetin e tij dhe në vitin 2005 në listat në garën për deputet dhe që Balla fitoi. Pas kësaj kohe Fatos Nano u largua nga drejtimi i PS dhe në vend të tij kryetar u zgjodh Edi Rama.

Për fatin dhe zotësinë e tij Tualant Balla ka bërë një karrierë të suksesshme me kryetar Edi Ramën dhe këtë ai e vlerëson pa masë, por njëkohësisht nuk e harron Fatos Nanon.

Një mirënjohje që e ka të stampuar në një fotografi që e tregon këtë por tregon njëkohësisht dhe sakrificën e Partisë Socialiste në vite. Dhe që fotoreporterja e grupit mediatik “Fjala”, Fatjana Kazani, i fiksoi të dy në një fotografi të vetme si foto e ditës:

“Fatos Nanon me pranga në sallën e gjyqit dhe Taulant Ballën duke dhënë një intervistë për emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”.”

6 komente në “Fatos Nano me pranga në zyrën e Taulant Ballës”

  1. Edi NYC/USA says:

    Ky pozicion i Ballës është shumë domethënës për vetë faktin që NANO është njëri prej treshes se kupolës Berisha/Meta/Nano drejtues së KOSS’it (Krimit Organizuar Shtetëror Shqiptar).
    Ky zagar vetëm leh e leh pa pushim se ashtu e ka të caktuar programin tiq e mos këput.
    Detyrat janë të ndara, dhe për suksesin e sajë në program është edhe grupi i zagarëve që janë pozicionuar vehtëm për të lehur si qentë ku bën pjesë edhe Balla.
    Fakt: Ku janë rezultatet e Ballës në këta 7(shtatë) vitet e fundit të administratës Rama?…

  2. ? says:

    Epo, hajduti mban ne mur fotografine e hajdutit. Cfare ka per t’u cuditir ketu?

  3. Phoneix says:

    Lideri ndryshon nga menaxheri në dy gjëra: 1) Pjell liderë 2) I bën njerëzit të ëndërrojnë.
    Fatos Nano, ndryshe nga Sala qe nxorri per hundesh Lulin, ishte lider sepse polli shumë liderë të tjerë në PS, llogari axhamiun Ilir që sipas KPD nuk dinte ku kishte breket e… Nejse. Sali Berisha ishte lider se kishte aftësinë e dytë, i bënte njerëzit të ëndërrojnë.
    Ky miu Taulanti (llafe njerëzish, i vuri lekët me prostitucion) doli nga PS. Po ky nuk ka lidgje me këtë botë, ky nuk është Edi Rama, i cili ësht është me shumë g99 e Sorros se i PS, për të cilin të gjithë ankohen, askush nuk po e voton kundër. Turp,

  4. Jano Duro says:

    O Taulant , po nje foto te Nanos ne vilen e tij ne Vjene te Austrise duke u ekspozuar me suv Maserati ke ore kokmish i Librazhdit ?? Apo shikon vetem hajdutet Sali xen berisha ti ?? Ka dhe hajdute majtas sa te duash , si majtas dhe djathtas , nga te gjitha ngjyrat .
    Nanua me ate kompanine e bythtrashes xhoana turs gjasme beri shuma kolosale , dhe ha pikerisht ato para , a thuaj as te genjejne dhe mbuluar gjurmet nuk dine pisanjozet politikane shqiptare .
    Dhe Taulanti eshte mirenjohes Tosit , dmth Taulanti ve interesin personal mbi ate te pergjithshem , shikon dhe i eshte mirenjohes nje hajduti se si i dha krahe dhe e ndihmoi Taulantin te behej ai qe eshte sot ……..
    Me te njejten llogjike dhe une i jam mirenjohes Enver Hoxhes ,perse mua duhet te me godasin dhe Tao Taon ta duartrokasin , perseTaulanti te kete foton e nje hajduti ordiner , dhe une mos te kem foton e nje njeriu te madh qe mori shqiptarin e rembythur dhe e beri njeri , me gjithe gabimet e tij , qe beri dhe gabime . Perse ?? E di qe do ma poshterojne komentin , e kam te qarte qe dikujti nuk do ti pelqej , ndoshta me te drejte ,por ai qe do me godase duhet ta kete te qarte se sot ka politikane qe erdhen jo per “ate “, po per veten e tyre …………

  5. Erions says:

    Po ky nje roje ishte ne dera e PS!!!!!

  6. specialisti says:

    Ky Taulanti duket si katundar, por eshte treguar i zgjuar.
    Mire me Fatosin qe e futi ne politike dhe e beri deputet.
    Mire me Edin qe e beri numrin 2 te PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje