Myslim Murrizi: Nuk ka bibilush të më bëj presion mua, nga Rama deri te i fundit! Ia kam thënë dhe Yuri Kim e Sorecës

11 Qershor 2020, 22:50Politika TEMA

Deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se atij nuk mund t’i bëjë askush presion për të votuar në Kuvend Reformën Zgjedhore.

“Nuk ka bilbilush të këtyre ferrave poshtë tavolinës që mund ti bëjë presion Myslim Murrizit, merre nga të duash nga i pari i qeverisë.

Të njëjtin qëndrim kam mbajtur edhe me Ambasadoren amerikane dhe Sorecën.

Nuk kam çmim unë. Kush ka qejf të përdoret, të bëhet ndaç njëpërdorimësh, ndaç shumëpërdorimësh”, tha Murrizi në RTV Ora.

Ndërkohë, deputeti nuk përjashtoi as mundëisnë që nga deputetët opozitarë të ketë rrjedhje votash.

“Grupi parlamentar Demokrat që drejtoj unë ka 11 deputetë, 11 ka dhe grupi që drejtohet nga Stojku, 9 deputetë ka grupi i Musait. Janë 31.

Unë kam deklaruar me sinqeritet që nuk jam as kapoja dhe as tutori i deputetëve të opozitës në Kuvend.

Trafikimi në Kuvend nuk është risi e këtij mandati, me vota të trafikuara është zgjedhur një President në Shqipëri.

17 deputetë aty kanë ardhur nga LSI. Mbase kanë kujtuar që janë në koalicion me ta dhe kanë votuar ligjet e Ramës, ka vazhduar inercia, nuk e di”, shtoi ai.

5 komente në “Myslim Murrizi: Nuk ka bibilush të më bëj presion mua, nga Rama deri te i fundit! Ia kam thënë dhe Yuri Kim e Sorecës”

  1. Andi says:

    a ti je rrot kari o Murriz

  2. Zgalem says:

    Nje keshille miqesore : Pastro fjalorin dhe mos ben poza trimerie si kjo : Jam Murrizi ! Nuk te degjon njeri , kur flet per vete . Zgalem

  3. Haberi says:

    Leri fjalet o bilbilush,
    Se prejardhjen ta di c’do kush.
    Nga pordha erdhe, si pordhe do shkosh,
    Te “mirat” qe ben jo vetem jugu
    por ndihen dhe ne Vermosh ,
    O bilbilush Murrizi si perhere
    KOKEBOSH.

  4. Beni says:

    HALLALL TA BEFTE ZOTI MYSLIM.KATER HALETE E POLITIKES PO DUKEN CDO DITE SI COPA MUTI PARA JUSH.VAZHDO KESHTU DHE POPULLI DO TE VOTOJE PA HEZITIM.

  5. Pensionist says:

    Ky eshte nje axhami, jo me shume. Edhe te foluren e ka prej foshnjori. Si nuk e njohen nje here veten keta njerez palaço publiku valle?! Cfare eshte ky fjalor rrugaçesh neper gazeta e studio?! E bene gjuhen tone sikur te jete gjuhe barbaresh. Kjo race palaçosh publike, qe hane, vishen e krekosen ne emer te popullit, me shkakton neveri. Keta nuk kane aspak seriozitet dhe jane per t’i derguar ne pyll, te ruajne dhitë. Pisa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje