Shtyrja e gjyqit ndaj Tahirit, flet avokati: Po bëjnë sajesë për ta implikuar dhe larguar nga skena politike

11 Qershor 2020, 23:13Politika TEMA

Avokati Maks Haxhia, mbrojtësi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar në lidhje me procesin gjyqësor i cili u shty për në datën 24 qershor pas një seance 6 orësh këtë të enjte.

Sipas avokatit Maks Haxhia, procesi për të implikuar Saimir Tahirin në këtë histori, është një sajesë për ta larguar nga skena politike, pasi posti i ministrit është politik, dhe si i tillë nuk merr ngarkesa personale, për shkak të politikës që ndjek organi kolegjial, në këtë rast qeveria.

“Ishte një njollë, një sajesë për të implikuar dhe larguar nga skena politike z. Tahiri. Kuptohet nga gjithkush që nuk mund të marrë përgjegjësi penale Ministri sepse u kanabizua vendi.

Funksioni i Ministrit të Brendshëm është një entitet politik, nuk është entitet me detyrë të përcaktuar, siç është policia e shtetit.”-thotë ai për Abc News.

Haxhia theksoi se për rastin e Tahirit duhen dalluar përgjegjësitë politike, dhe përgjegjësitë penale pasi kjo e fundit, duhet të ketë rrethana konkrete, dhe emra konkretë me veprime konkrete.

“Nëse flasim për përgjegjësi penale duhet folur për persona konkret, me veprime konkrete” u shpreh mbrojtësi i ish-ministrit të brendshëm.

1 komente në “Shtyrja e gjyqit ndaj Tahirit, flet avokati: Po bëjnë sajesë për ta implikuar dhe larguar nga skena politike”

  1. Me fakte, me dokumenta me firme e vule me video me ze e figure ,me nje raport mjekesor , me nje darke me mish e kumbulla , me mbrojtje politike dhe me “procedura” e kalon lumin .
    Me fakte te sajuara tip babalesh , sulme te pastra politike pa asnje vlere juridike deri dhe banale , mbetesh dyerve e “dosjeve “ te prokurorise e gjykatave .
    Nuk dua te bej as gjykatesin as prokurorin, e nuk me intereson as pafajsia e as denimi I Tahirit , por te pakten ky u c’vesh ngate gjitha funksionet e mbrojtja politike e ju dorzua drejtesise si qytetar i thjeshte .
    Po ai komisioni hetimor se dime vazhdon pune ?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje