Lulzim Basha mbush 46 vjeç, ka lindur në të njejtën ditë me themelimin e PS. Pritet urimi i Ramës

12 Qershor 2020, 10:49Politika TEMA

Jo vetëm selia e PS po feston ditën e sotme përvjetorin e themelimit të partisë në pushtet.

Eshtë dhe selia blu ajo që ka festë, pavarësisht se kryetari është në turin e takimeve me fermerët.

Nga kampi blu, sot kryedemokrati Lulzim Basha feston ditëlindjen dhe mbush plot 46 vjeç.

Pritet për t’u parë nëse do të ketë urime të ndërsjellta.

Si gjithnjë kryeministri Edi Rama e ka uruar kundërshtarin e tij politik në mënyrë të veçantë.

Mbetet surprizë se çfarë mesazhi urimi apo dhuratë do t’i dërgojë sot.

“Sot është ditëlindja e PS-së, është edhe ditëlindja e Lulzim Bashës, kështu që i uroj shëndet, por jo fitore.

Megjithëse kam përshtypjen se edhe sikur ta linin të hynte vetëm në zgjedhje prapë nuk fiton dot”, ka uruar Rama vitin e kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje