Kreu i Partisë Dedmokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të premte takime me fermerët në Berat, ku ka dëgjuar shqetësimet dhe vështirësitë me të cilat ata përballen çdo ditë.
Sipas Bashës, pandemia e ka thelluar krizën dhe karantina ju shkaktoi një dëm të madh duke i detyruar të hedhin prodhimet e tyre që nuk kishin mundësi t’i nxirrnin në treg.
Mesazhi i Bashës:
Në Berat takova dhjetra fermerë që më treguan për shqetësimet e tyre dhe vështirësitë që përballen çdo ditë.
Janë familje që me punën në bujqësi nxjerrin të ardhura për të mbajtur familjet e tyre. Pandemia e ka thelluar krizën dhe karantina ju shkaktoi një dëm të madh duke i detyruar të hedhin prodhimet e tyre që nuk kishin mundësi t’i nxirrnin në treg.
Qeveria i braktisi në ditë të vështira ndërsa për 7 vite me radhë ua shtoi faturat dhe hallet duke ua bërë të pamundur mbijetesën.
Fermerët kudo në Shqipëri ndiejnë sot më shumë se kurrë harresën e qeverisë dhe moskujdesin ndaj agrobiznesit.
Asnjë subvencion për produktet e tyre, ndërkohë që çmimet janë rritur e nafta është më e shtrenjta në rajon.
RAMAVIRUSI nuk mund t’i mbulojë dështimet e tij fatale për bujqësinë me gënjeshtrat e dala boje.
Ne kemi një plan të detajuar për ta nxjerrë bujqësinë nga kriza e për ta shndërruar në një sektor fitimprurës për fermerët dhe vendin.
Do ta nisim me mbështetje direkte për çdo fermer në bazë të prodhimit, me uljen e çmimit të naftës, lehtësimin e aksesit në treg, heqjen e monopoleve që vdesin konkurrencën dhe mbështetje të prodhimit vendas.
Bashkë do t’i japim shqiptarëve një qeveri normale që garanton shanse të barabarta për ta dhe normalitet e punësim.
Je i lire, te enderrosh o Lul!
Puna eshte se si I sheh ato te shkreta endrra, me sy hapur, appo sy mbyllur!
Ah, mavriu ti, shko e bej ndonje pune tjeter se per kryeminister … Eheeee, enderron kot, o Lul ziu!
po te zgjidheshin punet kaq kollaj o Luli, qeveria ta kishte kopjuar pa e menduar fare ti kete zgjidhje , e kishte realizuar dhe sot fermeret ishin mire e bukur pa ankesa e plot me bereqet, probleme ka pasur e do kete gjithmone se keshtu eshte e ndertuar jeta, vete e thua: “me punen e tyre krijojne te ardhura dhe mbajne familjen”, dmth ai qe punon jeton dhe vjen rrotull, ai qe nuk punon jeton dhe ai duke mbajtur ne goje ata qe punojne….