Fati i të ziut

12 Qershor 2020, 16:32Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

A jemi një shoqëri ku po e kërkojmë ‘të zezën’ edhe aty ku nuk është? Fatin e zi, ne shqiptarët nuk e lidhim aq shumë me njeriun me ngjyrë; ne na miklon vuajtja, humbëtira, të qarët, varfëria, tregimi me dhunim, ky vend që ‘nuk bëhet’….. Ndryshe ndodh në botën tjetër të madhe ku ‘e zeza’ bën një lidhje të menjëhershme me ngjyrën e negrove.

Bota atje është ndërkryer, prej javësh, në një luftë absurde që në më të shumtën po e quajnë ‘mes të zinjve e të tjerëve’, por ku një shumicë janë të bardhë. Edhe pse ‘Blak Lives Matter’ tanimë është thjesht një parti politike, pa asnjë lidhje me jetën e zezë, ata  e mbështesin kauzën te ‘e zeza’ dhe po i venë flakën Amerikës, Britanisë… Edhe të bardhët, në njëfarë mënyre, kanë hyrë në rreshtat e ushtrisë ‘së zezë’. Moto e aplikuar së fundmi: ‘White silence is white violence’ (Heshtja e të bardhëve është dhunë e të bardhëve), po sjell frymën e paprecedent në këtë epokë moderne: Një grup i vogël po tërheq zvarrë shoqërinë, pavarësisht nga ngjyra. Grupimi i vogël e minoranca edhe mes nesh si shqiptarë, ndonëse jo negro, kanë marrë përsipër kulturën tonë  dhe po e detyrojnë shoqërinë që t’i bindet vullnetit të tyre: Atdhe të sharë para botës, grumbull plehrash, narkoshtet, himn për bukën e gojës, jo bibliotekws, jo parkut, jo mbikalimit, jo të pasurve.

Paradoksi: Edhe pse nuk kemi negro, kërkojmë fatin ‘e të ziut’. Madje edhe një negro i vetëm që u gjend në vendin tonë të dielën e kaluar, u pikas nga Presidenti i Republikës, u thërrit në rezidencën e tij, dhe presidenti iu ul në gjunjë për fotografi në fb. Mesazhi politik i kreut të shtetit shkon larg  dhe do të thotë se ‘Republika ime, në këtë ndeshje botërore, vihet në krah të ‘Black Lives Matter’ ose edhe me ‘Antifa’’. ‘Thika’ alegorike e presidentit i drejtohet Amerikës, me të cilën presidenti i ka punët keq; dhe me këtë rast i thotë se ‘mbështes shkatërrimtarët e tu’. Ndërsa brenda vendit, lavdërimi i ‘fatit të zi’ është një strategji e presidentit dhe e një pjese të madhe të politikës në vend. Sa më zi të vajtohet fati i kombit, aq më mirë fshihen banditët dhe hajdutët e pushtetit.

Strategjia është kjo:

E ulëta të tërheqë zvarrë të lartën; e prapambetura ‘lulëzon gërmadhash’ dhe i zë rrugën përparimit; primitivizmi nuk e lë modernizimin e shtetit; kastat e vjetra sunduese nuk hapin rrugë për  ndryshim… E gjitha realizohet duke luftuar dy kategori shoqërore: Shtresën e mesme dhe klasën e të pasurve. Të gjithë mund të ulim kokën në qoftë se një shef i shtetit ose edhe një media, trimëron pjesën e ulët. Këta kanë frikësuar pjesën e lartë. Gati dy vjet qytetarët e Tiranës nuk i hapen dritaret sepse andej nga Unaza e re bëhej luftë për të mos lejuar ndërtimin e Unazës së Madhe. Te Teatri i vjetër u mblodh gjithë paaftësia dhe ultësia teatrore për 27 muaj në mbrojtje të mos- ndërtimit të Teatrit të ri. Presidenti i republikës, nuk dekretoi ligjin për lirimin e jahteve nga disa taksa dhe tha publikisht ‘duhet mbajtur ana e të varfërve’. Kryetari i Opozitës gjurmon më të varfrit në treg dhe iu premton se ‘për ju do të punojmë’ nëse vijmë në pushtet. Disa gazetarë dhe politikanë, kur ndërtohej Rruga e Kombit, patën deklaruar se ‘ato fonde më mirë t’u ndaheshin paga mësuesve’. Po, mirë, po do të groposemi? Se kjo pikërisht këtë do të thotë…

‘Të zinjtë’ e kanë vënë veten në pozita inferiore, por me këtë rast po rrënojnë jetën e të tjerëve. Mirë se në Minneapolis të Amerikës policia vrau barbarisht George Floyd, një njeri me ngjyrë, po pse duhet të vuajnë ata që kritikojnë dhunën e rëndë të ‘Blak Lives…’ pas vrasjes? Askush nuk e di çfarë krimi bënë dy gazetarë londinez, por sot e kësaj dite janë të pezulluar nga puna: Stu Peters, prezantues në Radio Radio, është në pritje të një hetimi për një debat në ajër me një telefonues të zi. Ai nuk tha asgjë raciste, ajo që bëri ai ishte shkatërrimi i idesë së privilegjit të bardhë: ‘Unë nuk kam pasur asnjë privilegj më shumë në jetën time sesa ti’, i tha të ziut. Martin Shipton, reporter kryesor për Western Mail, i është kërkuar të tërhiqet si anëtar i konkursit të Librit të Vitit në Uells, për disa tweetime që postoi në lidhje me protestat e BLM në Cardiff. Edhe me kolegët tanë këtu në Tiranë, kështu ndodh. Gazetari i TCH, Denis Dyrnjaja, veç pse kërkoi që Fondacioni ‘Firdeus’ i Evis Naçit të hetohet mbi dyshimet për manipulim fondesh, gazetari u vu nën breshërinë e linçimeve prej ‘të varfërve’ që ushqehen me thërrimet e Elvisit. Edhe shtei heshti. Askush nga pjesa e ‘bardhë’ nuk i doli në krah. Se tani askush nuk guxoka të kontestojë ‘fatin e të ziut’, përndryshe dënohesh pa gjyq.  Kjo është fryma që po përhapet, së pari që nga piramida e shtetit, njësoj siç u përhap komunizmi ‘i mëshirshëm’ pas Luftës së Dytë.

A mund ta ndërtojmë shtetin modern në këtë mënyrë? Sepse si shteti i pas- Luftës me opinga partizanësh dhe i pas- Demokracisë me gjykatës plepash, nuk do të thotë se kombi ka shtet dinjitoz. Në konotacion me fjalën e deritanishme, i bie që të themi ‘i ziu komb!’.

Lufta është e vërtetë, por jo mes racave; ‘e zeza’ dhe ‘e bardha’ janë vetëm maska. Pikësynimi është kthimi në ‘Vitin Zero’. Ne si komb e kemi pasur afër Vitin Zero, para 20 vjetësh. Në vitin ’97 njëra pjesë- pjesa gjigande që është kombi- u gropos në Zero. Ndërsa pjesa e vogël- shtetarë të vendit dhe pastrues parash kriminale- u ngjitën në qiell me pasuritë e tyre… Jo, ky është thelbi pse e kërkojnë vitin Zero, që nga ëndrrat e tyre e deri në sulmet me molotov mbi shtetin, rrugëve. Prandaj thërrasin turmat, të verbrit, sepse turmat janë mjeti më i pasionuar për t’u kthyer në vitin Zero. Fuqia e verbër e turmave mund të shkatërrojnë shtetin më të fortë. Pse kërkohet pikërisht tani viti Zero- 1997? Sepse shefat kërkojnë t’u pastrohen hapësirat publike, tu pastrohet rruga e ‘okupuar’ nga e kaluara dhe nga e sotmja. Pjesën tjetër e marrin në dorë vetë: Lumpenin, varfërinë, marrëzinë, mëshirën, anarkinë, hajdutërinë…

Këta ishin gati, por kësaj here morën shkas nga ‘Blak Lives…’në Amerikë dhe në Britani. A nuk e rrëzuan dhe e hodhën në lumin Avon statujën e Edward Colston-tregtarit dhe skllevërve të shekullit të 17-të? Menduan se po çliroheshin nga e kaluara, duke u kthyer te e kaluara. Në fakt përsëriten Talibanët, këta si talibanë më të ri. Para botës kjo me të vërtetë solli në mendje guximin me të cilin anëtarët e Isis shkatërruan Luanin e Al-Lāt të shekullit të parë në Palmyra. Edhe ata kështu thanë, se monumenti i Luanit ishte i dëmshëm, fyes, kundër me sistemin e tyre të besimit.

Këta këtu, si ata në Amerikë e Britani, edhe këta tanët që shtyhen drejt Vitit Zero, nuk do të kapeshin më mes turmave të varfër. Thjesht maska ‘e zezë’ i ndihmon djajtë që të harrohen.

veritas.com.al

21 komente në “Fati i të ziut”

  1. beso says:

    Si gjithmon FRROK CUPI godet ne shenje, respekt per intelektuale te tille….

    1. vang says:

      E kam thene edhe here tjeter se Ju z.FRROK ,me friksoni sepse lexoj midis rrjeshtave te verteta te pa ”korigjushme”.JU LUTEM MOS ANONI NGA ”GAZETARIA E ZEZE”.Nuk e di se si me erdhi ky percaktim.

  2. Ore says:

    “Fatin e zi ne shqiptaret nuk e lidhim aq shume me njeriun me ngjyre” Cfare perle, cfare mjeshterie artistike. Mesoni qe fati qenka njeri, e Frroku ne kete shkrim nuk na tregon me shume, por patjeter ne shkrimin e radhes do na e tregoje e do shkruaj: ” FATIN E ZI NE SHQIPTARET E LIDHIM SHUME ME NJERIUN PA NGJYRE”
    FRROKU ESHTE PA DISKUTIM NJERIU ME I MADH I DY SHEKUJVE, XX E XXI

  3. foto says:

    Ke te drejte per keto qe shkruan, Frrok, po kisha nje pyetje; ti thua a mund te ndertojme shtetin modern…. une pyes: ne ç’vend te botes eshte ndertuar shteti modern, se une shtet modern nuk nenkuptoj atje ku ngrihen grataçele 120 kateshe e perpjete. Thoshnin per Ameriken, ja ku eshte; thoshnin per Bashkimin Sovjetik, ja ku eshte; thoshnin per Kinen, ja ku eshte….. dhe sygjerimi im eshte; shteti modern ngrihet po te kultivosh mendje moderne , jo kuskuta, hithra apo zgjebe si tek kafshet. Dhe mendjet moderne kultivohen kur ke udheheqes modern dhe udheheqes modern ke kur i zgjedh ata e jo kur i blen. Prandaj teknologji moderne ka plot, bile ka arritur kulmin, po çfrytezohet nga shtetare medioker dhe ata qe bejne teknologjine bien ne kurthin qe ra Anshtanji me boben berthamore. Bota eshte katandis keq si shoqeri se s’ka mendje moderne ta udheheq dhe i kane gjetur ilaçin te keqinjte. Ky ilaç duhet nderruar me hir ose me pahir dhe me sa shikoj, duhet bere shartim. Intelektualet e pergjegjshem duhet ti pergjigjen shoqerise jo me fjale, por me veprime, konkretisht, jo rrugeve si Budina idioti, por ne zyra. Kush i prcaktoi rregullat dhe normat e kesaj “demokracie” qe kemi? Patjeter qe njerezit, prandaj njerezit duhet ti ndryshojne kur ujet nuk shkon ne aren e njerzeve. Te mos lejoje me si deri me sot apo te heq dore nga slloganet: kjo s’eshte demokratike, kete s’e lejon karat e Kopenhagenit, e helsinkit, e Parist, e Washingtoninit ecte ecte. Prandaj duhet “diktatori” dhe eshte me se i domosdoshem sot. Bota do vuaj shume me politikanet qe hane perdite kete qe i thone demokraci. Duhet ndryshim rrenjesor, erdhi koha, korona e verteton. Nuk behet kijameti, njerezit duhet te jetojne si njerez. KJo politke eshte kthyer njesoj si kishat dhe xhamiat; Boten moderne e ndertojne njerezit me mendje. Ti thashe jo se nuk i di, por ja, u shpreha. Njeriu vuan shpirterisht dhe jo per vete, por per ata qe do ta mohojne dialektikisht.

  4. Pyka says:

    O Frrok..shkrimi është i bukur….kam frikë se jo të gjithë e kuptojnë.!!!!??.. p.sh.pinoku i vogjël lulush as ja ka haberin??..Like hajdtuti,Frrok,mendon se ka lexuar ndonjë libër në jetë të vet??? ..e kështu me radhë….

  5. Realisti says:

    BRAVO E MADHE PER TY FRROK ÇUPI!
    ANALIZE E KONKLUZIONE TE MENÇURA.
    LLUMPENI ( te varferit te paditurit…te egrit ) ME NDIHMEN E DJAJVE…MEKATAREVE PO FRENON ZHVILLIMIN E KERCENON PER SHKATERRIM TE BOTES.

  6. Real says:

    Bravo,por duhet ta kishe cekur se e gjithe kjo qe po ndodh ne Amerike eshte pjelle e grupeve te ekstremit te majte qe po perdorin popullsine me ngjyre si mish per top. Dhe te gjitha keto te sponsorizuar moralisht dhe jo vetem nga politikanet e Partise Demokrate ne USA. Ne fakt e gjithe kjo eshte pjese e fushates kunder Trampit , sepse Ai eshte ne mbrojtje te shtetit dhe ligjit kunder llumit te shoqerise Amerikane.

  7. Illyria-Shqiperia says:

    Gjenial Frrok Cupi. Jane pikerisht mendimet e mia keto kohe. Ka filluar nje rryme, qe zor se merret vesh do e coje kete bote. Ndersa ne ate pine kemi, perderisa kemi llumin ne krye.

  8. Avniu says:

    O FRROK,
    Nuk u ngriten mileti per “TE PENGUAR TEATRIN E RI 2 -sic shkruan ti me paturpsi.
    U ngriten “PER TE MBROJTUR TEATRIN NGA SHEMBJA”
    Deri ketu te lexova , me tutje sja vlen.
    Epo nje bythlepires me shume – asgje tjeter.

    1. Shenjestra says:

      E shikoni o njerez? Ka dhe te till si AVNIU qe te gjithe e lavderojne Frrok Cupin vetem ai e shan.Kushedi se ç’ka me Frrokun,por nje gje dihet me siguri,qe Frroku eshte nje intelektual brilante me mendje te holle dhe di te thote te verteten.Por disa si AVNIU nuk u pelqen e verteta.

  9. $$$ says:

    Nuk mund te hiqet as nje presje,por vetem si konstatues….,bile si I tille ,ky shkrim eshte I pelqyeshem.Po analiza pa shkaqe dhe pa sinteze mbetet e padobishme.Kushdo mund te pyese ,pse ndodhin keto dhe shume te tjera qe I kane thene dhe I thone shume te tjere?Ketu fle “lepuri”….Pastaj duhet patjeter zgjidhja.Kjo,kjo ka nevoje te ngreje zerin deri sa te degjohet ….Po te thuhet zgjidhja e duhur ,nuk ka nevoje te mbushen faqe te tera me konstatime,qofshin dhe mjaft te spikatura.Ne 30 vjet bemash antipopullore nga nje grusht njerzish qe votohen ,qe kundershtohen dhe qe perseri votohen nga mediokriteti ,por edhe nga “mendjendriturit” me dhe pa tituj ,tregon se edhe veshgjatet ,edhe mendjeshkurterit hane ,si pulat e dotor Kalos ,te njejtin ushqim…A nuk shikojne keta “mendjendritur”se shkaku eshte sistemi politik ?Ky sistem,qe i jep pushtet individit ,do te pjelle vetem autokraci.Kushtetuta e ligjeron kete autokraci,shikojeni se kush eshte sovrani I ligjeruare.A nuk jane partite politike,me sakte kryetarokratite politike?A nuk jane ata sovranet?A nuk I ndertojne ata “pushtetet e pavarura” dhe te gjitha “institucionet e pavarura”?A nuk e bejne ata “drejtesine” dhe padrejtesine?Ja “ferra “ku “lepuri fle I qete ,pasi eshte barkederrur me ngjala…….”Prandaj eshte e kete te lodheni me cfardolloj konstatimi,po nuk u “dogj” ferra me lepujt brenda .Kjo do te thote: Reforme Kushtetuese dhe zgjedhore ,pa pjesmarrjen e politikokracise me nje keshill mbarepopullor te depolitizuare.Projektin ta miratoje Referendumi Popullor.Pastaj ky Keshill Kombetar te udheheqe zgjedhjet e pergjithsheme ,ne nje kohe ,ku populli ti zgjedhe direkt vete keshilltaret vendore dhe qendrore,me lista publike,me konkurence publike ,pa ndermjetesine e
    askujt,ne vendbanimet e tyre,ku te fitoje ai/ajo qe ka mare me shume vota.Kushtetuta te perjashtoje partite politike nga vendimmarrja,te perjashtoje postet politike ne qeverisje,te mos kete individe ne qeverisje me pushtet,KU VOTA TE JETE PUSHTETI I VETEM I CDO PERSONI NE QEVERISJE.Kjo do te thote qe Shqiperia te qeveriset me Keshilla jo me pak se tre vete ne cdo strukture,pa president,pa kryeminister,pa ministra,pa drejtore,pa shefa ,ku Pushteti Suprem ne Republiken e Shqiperise te Jete Referendumi ,si ne Zvicer,….Ku cdo votues te kete te drejte te propozoje ligje ,deri dhe nene te kushtetutes,pas 50000 apo 100.000 firmave te thirret Referendumi….e tj.Keto qe po shkruaj nuk jane utopi.Vetem ne kete menyre “digjet ferra me gjithe lepujt…..edhe ngjalat …..brenda”.Ndryshi presim t’i biene k…..dashit.

  10. mario says:

    Ke nje pene te arte Z Cupi.Sot dhe 30 vjet perpara kur shkruaje tek Koha Jone,te vleresoja shume per shkrimet e asaj kohe.Edhe tani per mua je NR1 ne Shqiperi.Me behet qejfi qe u largove nga qelpsinat me emrin Sali.Me mire vone se kurre.Vetem per kete gje sme vjen mire per ty ,se si ti qe une te mbaj per njeri te zgjuar dhe korrekt ,i sherbeve atij krimineli per disa vite.Megjithate te falet ,nuk je i pari dhe as i fundit qe i sherbyet nje maskarai.Megjithate rrespekt per penen tende.

  11. Zeni says:

    Shkrim per t’u lavderuar ne shkallen me te larte. Ja ku bashkohem une me titullin e shkrimit tuaj: Une them “Jemi popull pa fat!”, ndersa ju thoni: “Fati i te Ziut!” Nuk po shtyhem shume ne historine e popullit shqiptar, por do te filloj vetem nga 22 Marsi i vitit 1992! Per mendimin tim, ketu fillon fatkeqesia e popullit shqiptar, me zi sesa nga viti 1944 dhe deri me 1992. Gjate kesaj kohe u vrane, u internuan dhe u internuan vertet shume njerez te pafajshem, sepse ashtu e ka diktatura, por gjate asaj kohe nuk u shkaterruan uzinat, fabrikat, fermat, nuk u vodhen dhe u dogjen rezervat shteterore, nuk u shkaterruan plantacionet e pemtarise, vreshtat e modeleve evropiane, nuk u mbyllen fabrikat dhe uzinat dhe nuk u hodhen ne rruge te madhe me mijera punetore etj., etj. Dhe keto u bene vetem ne kohen e Sali Berishes, dhe ne kohen kur Partia Demokratike ishte ne pushtet. Dhe Shqiperia u dogj, u pervelua, u shkaterrua, ndersa shteti u be therrime, u shkoq sikurse shkoqet kalliri i misrit. Por jo vetem keto: Saliu dhe qeveria e tij u vodhen parate shqiptareve, vodhen zgjedhjet si gjithnje, dhe rrahen dhe vrane kundershtare te tyre. Dhe ne mes te te gjitha ketyre gjerave, qendronte ne krye nje njeri i vetem – Sali Berisha, dhe po ky njeri eshte mbrapa cfardo gjeje te zeze qe ka lidhje me Shqiperine dhe shqiptaret. Ai qendron si Hije e Zeze ne jetet e shqiptareve dhe ne fatin e Shqiperise. Ai nuk iku as ne qershor te vitit 2013 dhe as sot. Ai eshte aty, dhe do te jete ende aty, per aq kohe saqe ne nuk e dime. Persa kohe sali Berisha do te jete i gjalle, Shqiperia nuk do te shohe dot kurre dite te bardha. Cdo gje qe thuhet dhe gjoja behet per perparimin e Shqiperise, jane te kota. Dhe me cfare shohim keto dite (Lul-Ilir-Edi), te cilet barazohen te gjithe me Sali Berishen, Shqiperia po shkon perseri ne fillim te vitit 1997, per te mos thene menjehere mbas ketij viti. Por kjo eshtre gjysma e se keqes: E keqja me e madhe do te ndodhe atehere kur Sali Berisha te vije perseri ne krye te qeverise. Jo se kjo qe kemi eshte “goxha e mire”, por te pakten nuk te vret, sikurse vrau Sali Berisha, duke filluar me 2 Prillin ne Shkoder, me Trebicken, me Remzi Hoxhen, Azem hajdarin, Haklajt ne Tropoje, Gedeci ne Tirane e shume te tjere qe ne nuk i dime ende. Mendoj se edhe per shume vjet, shqiptaret do te vazhdojne te jene nen “Fatin e Zi te tyre”!

    1. Ujku Plak says:

      Me fal Zeni, ti mendon se me vdekjen e Sales do behet me mire? Sala eshte i lige shume i lige , por ata qe do e zevendesoin te siguroje qe do te jene akoma me te lige, plus aq shume sa u zhvillu dhe u perkrahe injoranca ne Shqiperi eshte e veshtire te futet ne rrugen e duhur.

  12. asd says:

    Njerezit jane te revoltuar me pamundesine per te permiresuar jetet e tyre. Ndjehen ne kurth, dhe cdo pretekst eshte i mire per te shperthyer. Pra nuk hyjne fare ne llogari as te zinjte dhe as racizmi. Diskriminimi i sotem nuk eshte ngjyra e lekures, por tek aftesia e paket per te grumbulluar parane qe te ben edhe me te zi se sa lekura.

  13. Juliano says:

    Meriton nje te lumte. Populli te kupton dhe te mbeshtet, por disa te zinj jo ne lekure por ne shpirt, e nxine tridhjet vjet shqiperine. Ku me vrasje e ku me shantazhe ben pasuri aq sa pasuria kombetare u vodh dhe u fut ne hipoteke si pasuri qe ja ka lene i jati qe dikur, kishte punuar ne ferme. Edhe sot, behen pervjetore se si ishte, por askush nuk kerkon pergjegjesi perse ashtu ishte, perse u vrane ne 21 janar e gerdec, ne 97, u vrane aq sa plot nena, mitra, baballare e vllezer humben njerezit e tyre te dashur, ku jemi sot, asgje, heshtje, heshtje per te harruar gjithç’ka dhe pse shpirterat e tyre rane per nje shqioeri me te mire. Vrasje nuk do te thite vetem me plumb, vrasje eshte dhe kur nuk ndeshkon vrasesit, nuk mjafton te çosh lule ne trotuar, por te kembengulesh per te gjetur fajtoret duke vene drejtesine per ta.

  14. h says:

    Një gazetë ekonomike në Itali ka botuar një hetim ku kanë gjetur 368 miljon euro të
    “biznesmenit” taçi të fshehura në bankat e tailandës,por “gazetaret””opinionistët”dhe “intelektualët”shqiptarë
    fatkeqësisht nuk gjetën as kohë dhe as interes të bënin debate të egra nëpër studiot televizive sepse kishte
    “probleme të mëdha “me deklaratat e Zgarbit mbi një të vërtetë kistorike.
    Ku janë ato ushujzat këpurdha si lubonja,gjekmarku,bushati,”profesor” marku,rroku,dhe frroku ????

  15. spaku pordhacaku says:

    Fati i zi? fatin e bejne njerzit,ne nje fare menyre..fati i zi,qe 30vjete vetem vidhet,vritet, shkatrohet,dhunohet. te gjithe intelektualet e vendit te bashkuar me politiken per te lepire ndonje kocke. pas lepirjes bejne dhe ndonje shkrim, gjoja per fatin e zi qe ka pllakosur vendin.!!pastaj vazhdojne me lepirjen e radhes..fati i zi eshte, qe intelekti nuk del ne balle te zgjoje popullin..jeni ju z.Frok (ne pergjithesi dhe jo personalisht),intelektualet, mendjet e ndritura ta haje dreqi, ti tregoni rrugen popullit per te ndryshuar fatin e zi.te ngrini zerin per pazaret dhe intrigat e politikaneve..domethenes shkrimi,po pastaj c’behet???

  16. per demokracine says:

    Po sa KOMUNISTA te pandreqshem dhe te pafytyre komentojne ketu
    O ZOT, O ZOT.
    Po mbylleni mer halene se 50 vjet e moret ne qafe miletin .
    BASTA mor PLEHRA !!

  17. Atdhetari says:

    FSHATARË SHPELLARE (se fshatarë jemi në gen të gjithë por kuptohet të GDHENDUR!) MJERANË, KOKËBOSH, INJORANTË dhe ÇENSURUES të Mendimeve dhe Diskutimeve të Individëve që Shprehin Një Realitet dhe që Juve IDIOTËVE Nuk Ju Pëlqen!? Lejoni Shkrime nga më Idiotet dhe diskutimin tim të Një Realiteti Mediash e Çensuroni! PTU JU LEPIFTË MUTI? Mund ta Drejtoja Ndryshe diskutimin Tim por dhe kaq them MJAFTË. PASI KUJT JA THEM një SHPELLARI që punon në Gazetë dhe pa le se i duket vetja të Gjorit!? Mësim Që Mos të Kthehem më tek kjo Gazetë.

  18. Nasho says:

    Mendoj qe gjithkush pati fatin te lexonte kete shkrim, ndjen brenda vehtes nje dite optimiste!!! Po ka pena qe “godasin ne shenj” Po me vepremet dhe sjelljen tone, (kuptohet jo te gjithe..) kerkojme fatin e zi, shkaterrimin. Sot lexova qe ne Apolloni, nga perlat e antikiteti qe kemi fatin e trashegim ne si brez, ne vend qe ta ruaj e si syte e ballit, qe tua leme brezave te ardhshem, tu afrojme turistve kete periudhe perl…!! Ne periudhe e karantines, shkaterruan, thyen dy kollona te Nynfeut. Ndihem i pa mbrojtur,te gjithe humbem dicka te shtrenjt, “nxorem nje sy” Kudo ne boten perendimore te ndodhte kjo do te ishte lajmi i pare, stafi i kultures do jete dore heqje, deri min e kultures.. Kjo eshte e zeza qe duam, te gjithe me ze te larte te therrasim: Joooooooo!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje