Koronavirusi duket se është rikthyer për të trembur Kinën, por këtë herë virusi vdekjeprurës ka epiqendër zemrën e Perandorisë së Lindjes, Pekinin.
Ashtu si në Vuhan, shpërthimi i ri i infeksionit ka ndodhur në një treg ushqimor, ai i Xinfadi, një nga strukturat më të mëdha me shumicë në kryeqytetin kinez, që ndodhet në rrethin jugor të Fengtai rreth pesëmbëdhjetë kilometra nga Sheshi Tiananmen.
Autoritetet e Pekinit njoftuan për rreth 56 raste, nga të cilat afro 50 asimptomatikë.
Kthimi i virusit në Pekin, një qytet simbol i fuqisë komuniste, provokoi një valë shqetësimi mes qytetarëve dhe shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga ana e autoriteteve të cilat urdhëruan mbylljen e të gjitha kopshteve dhe shkollave aty pranë si dhe nisi masa e izolimit dhe bllokimit për banesat afër tregut.
Lagjja, njoftuan autoritetet, ka hyrë në “modalitetin e luftës”: rreth 10,000 njerëz që kanë lidhje me tregun do të testohen, ndërsa numri i rasteve do të vazhdojë të rritet në orët e ardhshme.
Kina arriti të mposhtë koronavirusin dhe epiqendra e virusit të rrezikshëm, Vuhan me 11 milionë banorë, arriti të dalë nga karantina në muajin prill pas rreth tre muaj izolim, por konfirmimi i rasteve të reja është një kambanë alarmi për ripërhapjen e infeksionit që ka gjunjëzuar botën.