SHBA: Sërish sanksione kundër regjimit sirian

17 Qershor 2020, 16:03Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të vendosin sanksione që synojnë të parandalojnë presidentin sirian Bashar al-Asad të sigurojë një fitore ushtarake dhe ta rikthejnë atë përsëri në bisedimet me OKB-në, deklaroi ambasadorja amerikane në OKB.

Kelly Craft i tha Këshillit të Sigurimit të OKB se ”administrata Trump do të zbatojë masa për të privuar regjimin e Asadit nga të ardhurat dhe mbështetjen e përdorur për të kryer mizori në shkallë të gjerë dhe shkelje të të drejtave të njeriut, që parandalojnë një zgjidhje politike dhe ulin në mënyrë drastike perspektivat për paqe”.

Ajo shtoi se ”sanksionet kanë për qëllim ndalimin e aktorëve që vazhdojnë të ndihmojnë dhe financojnë qeverinë siriane”.

Ligji gjithashtu ndëshkon njerëz dhe kompani që mbështesin aktivitetet ushtarake ruse dhe iraniane në Siri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje