Policia këto kohët e fundit, duket se e ka marrë me shumë zell detyrën, aq sa gjatë aksioneve të saj, nuk po kursen as dhunën apo ndalimet e gazetarëve.
Rasti më i fundit është ai i gazetarit të Lezhës, Elvis Hila, i cili u shoqërua nga policia një ditë më parë, vetëm pse po raportonte për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e këtij qyteti.
Një nga drejtuesit e policisë ka urdhëruar shoqërimin e tij pa asnjë motiv, dhe kur kolegët e Hilës e pyesin se përse e mori policia, ai nuk di të japë asnjë përgjigjie.
Dhe imagjinoni se çfarë mund të bëjnë këta policisë me qytetarët e thjeshtë, kur sillen në mënyrë të tillë ndaj gazetarëve.
Për rastin në fjalë ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, që kërkon marrjen e masave.
Ndërsa nga politika ka reaguar vetë ai, Sali Berisha, ndër kryeministrat e vetëm në botë, që është shpallur armik i medias, pasi ka urdhëruar rrahjen e gazetarëve, mbylljen e djegien e redaksive, apo makinave të gazetarëve, deri dhe përndjekjen e tyre familjare.
Berisha i jep leksione Ramës, por është i fundit njeri që duhet të flasë për lirinë e medias.
“Stop terrorit ndaj gazetareve!
Nje akt tjeter banditesk ndaj tyre.
Miq, narkopolicet e Lezhes ndaluan dje dhe keqtrajtuan gazetarin ne krye te detyres Elvis Hila, vetem se ai po dokumentonte veprimtarine e tyre diskriminuese dhe terrorizuese ndaj nje familje qe ne menyre selektive po i prishnin banesen.
Duke denuar me ashpersine me te madhe qendrimin arrogant, dhunen dhe terrorin thuaj i perditshem i narkopolicise ndaj gazetareve, theksoj se keto qendrime kane si platforme dhe frymezim qendrimin armiqsor, harbut e brutal personal te Edvin Kristaq Xhelatit ndaj gazetareve, lirise se fjales dhe mediave te lira.
Per keto qendrime Edvin Kristaq Xhelati ka futur Shqiperine ne listen e zeze te vendeve qe dhunojne masivisht lirine e mediave.
Per qendrimin armiqesor ndaj lirise se fjales dhe mediave ai personalisht me emer eshte denoncuar dhe damkosur ne:
– raportin e ODHIRIT per abuzimin masiv me mediat ne fushaten elektorale duke dhunuar Karten e Kopenhagenit per zgjedhjet e lira por edhe Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe Karten Universale te Drejtave te Njeriut.
-Raporte te perseritura te Keshillit te Europe qe e vendosin Shqiperine ne krye te listes per dhunimin e lirese se fjales dhe shtypit
-Raporte te perseritura te Raporterve pa Kufij denojne me force qendrimet dhunuese personalisht te Edvin Kristaq Xhelatit ndaj mediave
– Raporti i fundit i Komisionit te Venecias hodhi ne kosh te plehrave ligjin e tij e gijotines se fjales se lire dhe percaktoi kushte per pavaresine e AMA
– Raportet e Freedom House qe konsiderojne te rende gjendjen e lirise se mediave ne Shqiperi
Por pavaresht nga keto damkosje Edvin Kristaq Xhelati ecen i palekundur mbrapa drejt standarteve te dajos se tij biologjik, fameziut Spiro Koleka (Babi Pilos) qe kerkonte te perdoreshin armet, tanket kunder pluralizmit dhe u beri gropen dhjetra intelektualeve shqiptar dhe babait biologjik Kristaq Xhelati.
Duke perfunduar, u bej thirrje organizatave nderkombetare te mbrojtjes se lirise se shtypit dhe fjales se lire te ndeshkojne me sanksione Edvin Kristaq Xhelatin dhe narkoshtetin e tij per qendrimet e tyre armiqesore ndaj gazetareve dhe mediave”, shkruan Berisha.
Mirë bën që shqetësohet në fakt, për Elvis Hilën. Por duhej ta bënte këtë gjë edhe për Bardhok Lalën, që njerëzit e tij e hodhën të vdekur, për Nikoll Lesin, që i dogji redaksinë e gazetës, apo për Zenepe Lukën që i vunë tritol tek shtëpia, e shumë raste të tjera të ngjashme mbi këto.
Si fjala vjen, vetë Edi Rama, të cilin njerëzit e masakruan kur shkruante si publicist tek “Koha Jonë”, dhe sot i jep leksione si duhet të sillet me mediat dhe gazetarët.
(TemA)
Vetem në Shqiperi kjo mund të quhet shkelje e të drejtës së gazetarisë. Një gazetar qe duket se ka kaluar perimetrin e policise, në shkelje me distancimin social ne kohë pandemie, shoqerohet qetesisht në furgonin e policisë. Një tjeter gjoja-gazetar qe ndjek policin në menyre idiote duke edhe u perpjekur te acarroje e fyejë policin – duke I thënë gangster, perbejne shembullin me të mirë sesi nuk duhet bere gazetaria. Edhe nese ndalimi I gazetarit bark-derr do të ishte jo ligjor, që nga pamjet qe ofrojne vete gazetarucët e Bishës, kjo nuk mund të jete sjellja e gjoja-gazetarit tjetër qe ka abuzuar të drejtën e tij dhe policin. Pra në Shqipëri jemi në absurdin e rradhës ku duhet te flasim në mbrojtje te dinjitetit të figurës se policit. Per mua gjoja-gazetaruci I dytë duhet ndiqet pikerisht për shkelje e fyerje te dinjitetit te tjetrit dhe personit në detyre- dhe duhet dënuar shume më rendë sesa I pari. Çdo gjykate e Juri në botë do ti mjaftonte si provë video që ky palo-gazetaruc (numër II) ka paraqitur ketu, me Zë dhe me Figurë.
xhelati i satëme,o Sal krimineli.
Keni harruar policine e kriminelie Sali Berisha me kufitarin e dalluar te Enverit shokun Agim Shehu dhe kriminelin Gazidede te dy vrases prandaj ketu filloheni o te pa fytyre mos u merni me nje shuplake por meruni me te vraret qe as varret nuk po i gjejne.
Mos harrojme se si keto gazetare dogjen Shqiperine ne 97. Duke bere thirrje per revulucion dhe duke mashtruar shqiptaret duke i premtuar parate e firmave piramidale.Me preteksin se do ti merrnin nese Sali Berisha ikte nga pushteti. Brekushja Surrelit sot i ka mbushur shkollat e femijeve tane me droge. Dhe i con per vizite LGBT-n duke i bere propogande qe femijet s’duhet te zgjedhin gjithmone seksin e kundert. Por dhe ate te njejte.E si mos ta kene hak drurin apo dhe me teper keto palaço
kulmi!!! Gazetaret shqiptare mendojne ae jane kryeministra dhe nuk njohin as rregulla e as ligje. Ne fakt nje autogol nga ana e tyre kur .ne fakt kjo tregon se sa liri ka marre medja pas vitit 2013.
Mos harrojme se si keto gazetare dogjen Shqiperine ne 97. Duke bere thirrje per revulucion dhe duke mashtruar shqiptaret duke i premtuar parate e firmave piramidale.Me preteksin se do ti merrnin nese Sali Berisha ikte nga pushteti. Brekushja Surrelit sot i ka mbushur shkollat e femijeve tane me droge. Dhe i con per vizite LGBT-n duke i bere propogande qe femijet s’duhet te zgjedhin gjithmone seksin e kundert. Por dhe ate te njejte.E si mos ta kene hak drurin apo dhe me teper keto palaço