Gjermania po përdor koronavirusin, për të frenuar emigracionin nga Ballkani

30 Qershor 2020, 12:06Rajoni TEMA

Punëtorët e Ballkanit Perëndimor janë shumë të rëndësishëm për disa industri gjermane, por një një skeme që synon uljen e emigracionit mund ta zvogëlojë numrin e tyre. Partia CDU kërkon të zvogëlojë ndjeshëm numrin e punëtorëve të Ballkanit Perëndimor që vijnë në Gjermani.

Kristian-Demokratët konservatorë të kancelares gjermane Angela Merkel dëshirojnë të frenojnë emigracionin nga vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Një grup pune brenda partive aleate të CDU / CSU ranë dakord të kufizojnë migracionin nga rajoni duke ndryshuar elementë të regjimit juridik të Ballkanit Perëndimor, që u prezantua pothuajse pesë vjet më parë.

Mathias Middelberg, zëdhënës për politikën e brendshme në Bundestag, tha për gazetën Welt am Sonntag: “Ne jemi në një rënie masive ekonomike dhe kemi tashmë 600,000 njerëz të papunë më shumë se një vit më parë. Qasja jonë ndaj emigracionit të Ballkanit Perëndimor nuk mund të vazhdojë të jetë i njëjtë”.

Skema e Ballkanit Perëndimor u prezantua në vitin 2016 për të parandaluar njerëzit në rajon të kërkojnë azil në Gjermani, duke i klasifikuar Shqipërine, Serbine, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinen, Maqedonianee Veriut dhe Kosoven, si “vende të sigurta të origjinës”.

Gjatë krizës së refugjatëve 2014-2015 – kur refugjatët nga Siria, Iraku dhe Afganistani u derdhën në Evropë – dhjetëra mijëra emigrantë nga vendet nga Ballkani, gjithashtu erdhën në Gjermani përmes sistemit të azilit, shpesh për shkak të papunësisë në vendet e tyre, dhe jo te nje konflikti te armatosur.

Si një kompromis për Social Demokratët (SPD) – partneri i vogël i koalicionit të CDU / CSU – për të siguruar kalimin e projekt-ligjit, u miratua një rregullore e veçantë, që lejonte punëtorët e pakualifikuar nga këto shtete të emigrojnë legalisht nëse mund të dëshmojnë se kanë një punë të garantuar me një kompani gjermane.

Rreth 27,000 punëtorë hynë në vend në vitin 2019 përmes kësaj rregulloreje të veçantë, e cila skadon në fund të këtij viti.

Një raport i Institutit të Kërkimit të Punësimit (IAB) zbuloi se skema ishte kryesisht e suksesshme. Përkundër shumë punëtorëve që nuk kishin kualifikime zyrtare, ata ishin në gjendje të gjejnë punë të qëndrueshme dhe të bëhen punëtorë të vlefshëm e të aftë.

Punëtorët e Ballkanit Perëndimor janë te nevojshem kryesisht për industrinë e ndërtimit, si dhe sektorin e infermierisë. (DW)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje