Nëse Rama do ishte president dhe opozita do kishte në dorë shkarkimin e tij!

17 Korrik 2020, 17:43Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Akti i mazhorancës socialiste për të mos e shkarkuar presidentin Meta, më shumë se sa bazë ligjore për pamjaftueshmëri shkeljesh që e justifikojnë shkarkimin, ka prapavijë politike. Presidenti Meta është i ndërgjegjshëm edhe vetë që po kryente një shkelje ligjore duke anuluar dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe dekretimin e një date tjetër, ndërkohë që fushata elektorale kishte nisur.

Presidenti Meta nuk ishte në kushtet e një mospajse precedenti në këtë rast, sepse precedentin ia kishte krijuar presidenti Moisiu i cili i shtyu zgjedhjet vetëm pasi parlamenti ndërhyri me një rregullim ligjor që ia njihte këtë kompetencë të përkohshme si dhe, pasi të dy palët, PD- PS, kishin rënë dakord për atë shtyrje.

Në këto kushte, shkelja presidenciale është evidente si e rëndë, sepse kështu krijojmë precedentin e ri (dhe të rrezikshëm) që kushdo president i radhës mund t’i anulojë zgjedhjet edhe gjatë ditës së zgjedhjeve.

Siç duket mazhoranca socialiste po e anashkalon këtë aspekt dhe po e sheh politikisht çështjen në kushtet kur PD dhe LSI kanë braktisur Kuvendin, janë jashtë jetës politike të vendit dhe i vetmi pol ku opozita përfaqësohet institucionalisht është presidenca.

Parë në këtë këndvështrim, me qëllim që opozita të mos lihet pa përfaqësim në një institucion kaq të lartë kushtetues siç është ai i Kryetarit të Shtetit, i cili, vetë dhe me stafin e tij, janë kthyer në një celulë që mbrojnë hapur interesat e opozitës, pa u kompleksuar fare nga kjo gjë, duhet mirëkuptuar kjo qasje e mazhorancës si një tolerancë në kufijtë e absurdit kur mendon që e akuzojnë se po uzurpon çdo institucion të shtetit.

Të krahasosh PD-në që desh çoi drejt shkarkimit presidentin Topi vetëm pse kërkoi hetim për ngjarjet e 21 janarit dhe të shohësh çfarë tolerance ka PS-ja ndaj një presidenti që i bën karshillëk si opozitar i thekur, bile duke komplotuar me opozitën skema që e vënë në vështirësi qeverisjen, si për shembull mos dekretimi i ministrave, të vjen çudi se ku e shikojnë kritizerët arrogancën e Ramës dhe PS-së kundrejt opozitës, ndërkohë që ata i kanë dhënë liri me pashë përfaqësimi deri tek presidenti i republikës.

Kryeministri Rama tashmë ka rënë në hall sepse ekziston rreziku që Lulzim Bashës t’i hyjë sërish lepuri në bark dhe bojkoton zgjedhjet. Të shkarkosh në këto kushte edhe presidentin, paranoja e Lulit kthehet në problem të madh, gjë që kryeministrit nuk i intereson. Ai e do patjetër Lulin dhe PD-në në zgjedhje për t’i dhënë sërish një mësim të mirë në fushë të mejdanit. Për më tepër, kur PS-ja pretendon mandatin e tretë në vitin 2021, nuk ka kuptim që këto dy vjet të ketë në presidencë një president të vetin.

Tingëllon jo mirë kjo gjë, por duke pasur një opozitë me kryetar të kallëpit Luli Basha, duhet të durosh edhe erën kutërbuese që vjen nga presidenca për të treguar njëfarë zemërgjerësie si model i kundërt me egërsinë që do tregonte opozita e sotme po të ishin në role të kundërta.

Meqë jemi në këtë rrafsh dhe mazhoranca ka menduar që ta disiplinojë institucionin e presidencës me disa ndërhyrje ligjore në mënyrën e organizimit dhe funksionimit dhe, në kuadër të diskutimeve për ndryshimet kushtetuese, do ishte mirë që mazhoranca të fuste në agjendë edhe një ndryshim të nenit 86 pika 2, ku përcaktohet mosha e presidentit e cila nga 40 vjeç aktualisht, të bëhet në jo më pak se 55 vjeç. 

Gjithashtu të ketë një pikë shtesë që pas vitit 2022, ia ndalon çdo presidenti që pjesëtari i tij i familjes të jetë kryetar i një partie politike. Këto duken si gjëra të vogla, por modeli i presidentit Meta i kushtëzon si shumë të nevojshme edhe këto ndërhyrje për të pasur në të ardhmen një president të përgjegjshëm, pa konflikt interesi politik dhe mbartës i unitetit të popullit në tërësi, e jo atij opozitar në veçanti.

9 komente në “Nëse Rama do ishte president dhe opozita do kishte në dorë shkarkimin e tij!”

  1. Jurgen says:

    ore palaco analist deri pardje na jepje analiza pse duhet shkarkuar sot na jep analiza pse nuk duhet shkarkuar.
    Ju jeni felliqsira nga i pari deri te i fundit.

    1. Kalec Dega says:

      Populli legen antishqiptar e meritoni bythkimin Rama si President apo Kryeminister.

  2. Toni says:

    Ik mor kar, thuaj qe rama likja nje mut jane dhe kaq. Askush nuk e ka besuar kete filmin e shkarkimit te likes.

  3. Ed says:

    TI NGATERON QEPEN ME PORTOKALLIN. RAMA NUK ESHTE ME TETE VJECARE SI HADUT KRIMINELI ILIR MUTA

  4. Horra says:

    O ketro! A te vjen turp per ato qe shkruan?
    Pse nuk thua qe meta ja ka gjete rames abuzimet dhe vjedhet, mashtrimet dhe i detyroj horrat e komisionit
    me ne krye ate kokeqoshen te tregojne fytyren e vertete?!. Nuk keni frike si duket nga mallkimet.

  5. qazim says:

    Analize kortekte.

  6. Lame Duka says:

    Nje analize e shtruar drejt e pa mllef. PS u gjend ne nje situate bllokuese nga Presidenti dhe, ne ekstrem, ndermori aktin e ngritjes se nje komisioni parlamentar per gjoja shkarkimin e tij, duke qene e bindur se situata nuk do te precipitonte deri ne kete nivel sa te beheshin spektakle nga Meta per gjoja tundjen e grushtit ndaj mazhorances. Meta , kur s’ke akoma Gjykate Kushtetuese funksionale, nuk mund te shkarkohej, por qe e kishte mbushur kupen, sic thote edhe autori i shkrimit, kjo s’ka nevoje per tu diskutuar. PS gaboi ne fillim, toleroi me pas, dhe tani spekullimet se perse e qysh ngjau kjo terheqje jane te perligjura. PS duhet te nxjerre mesime. Te parin mesim e dha vete, kunder konceptit “Gjithe pushtetin sovjeteve”. Por Meta nuk fitoi asgje, e aq me pak Luli e PD qe jane ne ditet te hallit.

  7. Albani says:

    Ore karagjoz analist,ç’hyn opozita këtu?
    Me mos shkarkimin ju ngeli dobiçi në derë.
    Analist idiot e prostitut partiake.

  8. zara says:

    Shumë saktë dhe mjaft korrekte analiza e bërë.
    Ju komentues që kundërshtoni, jeni ata 89 rrogëtarët e presidencës që paguheni për të përdorur këtë lloj gjuhe në komentet tuaja.
    I ke rënë pikës Ketro, konflikt politik interesi, si gruaja e Miloshevicit edhe Monika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje