Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës, Meta: Frymëzoi mbarë botën, në Shqipëri ne kemi pasur ‘Mandelat’ tanë

18 Korrik 2020, 15:46Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës ka përkujtuar veprat e luftëtarit të lirisë.

Meta shkruan se Mandela ka frymëzuar mbarë botën me angazhimin, përkushtimin dhe këmbënguljen e tij për paqen, pajtimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.

Ndër të tjrea Kreu i Shtetit shkruan se edhe Shqipëria ka pasur ‘Mandelat’ e saj, të cilët për dekada me radhë gjatë regjimit komunist, janë përndjekur mizorisht e pa mëshirë dhe janë privuar nga liria për shkak të ideve dhe besimeve të tyre.

Nelson Mandela ishte president i Afrikës Jugore dhe luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej zezakëve në Afrikë, posaçërisht në Afrikën Jugore. Ai studioi juridikun.

Shumë vite të jetës së tij ai i kaloi nepër burgje. Mandela është i dekoruar me 50 çmime doktori në mbarë botën. Ai u dekorua edhe me çmimin indian civil Bahrat Ratna (1990) me të cilin u dekoruan vetëm dy tjerë të huaj: Nënë Tereza dhe Khan Abdul Ghafarr Khan.

Postimi i plotë i Metës:

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës, kujtojmë me nderim jetën dhe veprën e luftëtarit të lirisë, i cili frymëzoi mbarë botën me angazhimin, përkushtimin dhe këmbënguljen e Tij për paqen, pajtimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.

“T’u mohosh njerëzve të drejtat e tyre njerëzore do të thotë që të sfidosh vetë thelbin e të qënit njeri.”, – ky ka qenë mësimi i Nelson Mandelës për të gjithë ne.

Në Shqipëri ne kemi pasur ‘Mandelat’ tanë, të cilët për dekada me radhë gjatë regjimit komunist, janë përndjekur mizorisht e pa mëshirë dhe janë privuar nga liria për shkak të ideve dhe besimeve të tyre.

Por ata mbijetuan për të na treguar dhe lënë amanet se liria, demokracia dhe pluralizmi nuk janë dhënë njëherë e përgjithmonë, as vijnë si dhuratë dhe as qëndrojnë si të tilla.

Ato duhen ruajtur, mbrojtur dhe zhvilluar sipas standardeve më të avancuara që meriton kombi shqiptar, që aq shumë ka vuajtur nga mungesa e tyre.

5 komente në “Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës, Meta: Frymëzoi mbarë botën, në Shqipëri ne kemi pasur ‘Mandelat’ tanë”

  1. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Rrofsh o Like,se e kishim harruar fare.
    Edhe ne kemi detyrime si popull,strehuan dekada te tera Lekin e pare,te birin e Zogit te pare.
    E kam fjalen per Afriken e jugut.
    Like,per qoka sta kam friken,shok veten ke.
    PS.Mos harro te na kujtosh kur te kete ditelindjen Dalai Lama,se e kemi me orgjine shqiptare,
    shiko mbiemmrin.
    Pastaj n.q.s. do ta besh nderin deri ne fund,mos harro Mao ce Dunin,Cunin e Lalajt,
    Qemal Ataturkun,Baba Mondin,Pelen,Beqar Ballukun,Ronaldon,Curcillin,
    Muhamet Aliun,Margaret THatcher,po u kujtove per Xhevdet Mustafen ,sevap do besh.
    PS. Like,se kalone edhe kohen,te fala Charlit

    1. Haroi , te shtonte ate qe vete Mandela s’e ka thene, qe ne lirite e te drejat e njeriut te jene ; e drejta per te vjedhur , per te vrare , per te rembyer c’ti dale perpara, per t’u pasuruar pa punuar as nje ore , e drejta per te shfrytezuar postin qe te beson populli me bllokun e 7% it ne dore , bile dhe keto te “dreja “ te mbrohen me ligj , se ne te kundert bien ndesh me mbrojtjen e gjese te vjedhur pronave e vilave te ndertuara ne toke te XANUN , per te “miren” e popullit !

  2. Populli says:

    Ah rropte ku ti kesh…BASTARD!!!!

  3. Ben says:

    Ky heroi i botes, e mbaj mend kur uleriste me të madhe kundra bambardimit te Serbise gjate spastrimit etnik. Dhe na e beni dhe per lajm kete fare heroi…

  4. Pokeristi says:

    Or kryepusht!
    Fol ç ‘te te vije per mbarë.Ti i ke hak te gjitha.Zoti te ka ndeshkuar njehere.Ndeshkimin e dyte do t’a kesh te veçante..
    Ke per te habitur dynjane,krishterë e muhamedane.
    S’ka me poshteruse per lirine e demokracine se sa fjalet ultrahipokrite ne gojen tende per mandelat shqipetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje