Këtu nuk e "falin" Ilir Metën, Komisioni i Ligjeve ‘rrëzon’ Presidentin për gjobat gjatë pandemisë: Rrezikojmë deri humbje jete

20 Korrik 2020, 11:06Politika TEMA

Me 15 vota pro, maxhoranca në Komisionin e Ligjeve e ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta që kthente për shqyrtim në Kuvend ligjin për gjobat ndaj mediave për praninë e më shumë se dy të ftuarve në studiot televizive, për shkak të situatës nga Covid-19.

I vetmi që ka votuar kundër rrëzimit të dekretit të kreut të shtetit ishte deputeti Korab Lita.

Kreu i komisionit, Ulsi Manja tha në fjalën e tij se nëse ky ligj do të shkonte sot për dekretim në zyrën e Metës, Presidenti nuk do ta kthente për shkak të ecurisë që ka marrë në javët e fundit pandemia në vendin tone, me shtimin e numrit të të prekurve dhe atyre në spital që kërkojnë terapi intensive.

Këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj tha sot në komisionin e Ligjeve se masat e sanksionuara në ligj nga Kuvendi, janë jo proporcionale ndëshkuese duke iu referuar edhe opinionit që ka dhënë Komisioni i Venecias për ligjin e Mediave Audiovizive.

“Është e nevojshme të evidentohet se Venecia së fundmi ka dhënë opinionin për mediat audiovizive, këshilli i ministriave e Kuvendi duhet t’i ishin referuar këtij dokumenti me qëllim që në bazë të këtyre rekomandimeve të përmirësojnë dhe një herë aktin normativ lidhur me masat ndëshkuese që të jenë të pranueshme për realitetin shqiptar”.

“Një milion lekë gjobë studiove televizive që nuk respektojnë distancën, ky formulim është vlerësuar nga presidenti se paraqet disa probleme kushtetuese.

Ky ligj paraqet problematike të theksuar se është i vendour në mënyrë jo proporcionale,
thelbi i aktivitetit mediatik të mos cënohet në atë masë sa të pamundësojnë funksionim të tij. Sjell ndëshkim të pa drejtë jo nga organi i [avarur por nga ministria përgjegjëse që ka ndikim politik”, tha Dervishaj.

Ndërsa relatorja Klotilda Bushka tha se gjoba e vendosur në këtë ndryshim që i është bërë ligji nuk ka ndryshuar që nga akti i parë normativ i vendosur nga Këshilli i Ministrave në muajin mars, kur nisi pandemia.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se me fillimin e epidemisë ka evoluar edhe propozimi për marrjen e masave ndaj mosrespektimi i disnancës 2 metra në studiot televizive sjell dëm të madh shëndetësor deri në humbje jete.

“Një nga mënyrat e përhapjes është mosrespektimi i disnancës kur je në një ambient me të sëmurë, respektimi i distancës është mëse e lehtë për t’u bërë, e nëse nuk bëhet dëmi është shumë i madh dhe mund të shkojë deri në humbje jete, dëmi i madh që i shkaktohet një personi nëse studio nuk respekton një gjë kaq të thjeshtë ka qenë etaloni me të cilin është propozuar gjoba nga ministria gjoba 1 milionë lekë.

Pra për mendimin tonë po të shiohet me syrin që vërtete e shikon shëndetësia që sa i madh është dëmi për mosmarrjen e një mase kaq të thjeshtë na duket që është e drejtë e ne”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje