Rama: Takimi ishte pozitiv, do çojmë deri në fund angazhimin e nënshkruar në 5 qershor. Listat e hapura një angazhim që duhet përmbushur

20 Korrik 2020, 16:38Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se mbledhja në Këshillin Politit për ndryshimet Kushtetuese tha se do çojmë deri në fund edhe angazhimin e nënshkruar në 5 qershor.

Në deklaratë për median Rama foli për listat e hapura, teksa tha se Partia Socialiste nuk i konsideron më ato si variant, por si një angazhim që duhet përmbushur.

“Diskutimi ishte i gjatë interesant, ne nuk është se thamë ndonjë gjë të re, që opinioni i di, kemi një qëndrim të qartë sipas nesh, dhe ka një realitet politik, i cili imponon një qasje që për ne është e diktuar si forca më e madhe, por kemi edhe detyrimin që të krijojmë një proces dhe të arrijmë në një rezultat, ku nëse të gjitha palët nuk janë 100% dakord me të gjitha së paku secila të ketë pjesën e vet.

Dhe në këtë aspekt është e rëndësishme që të diskutojmë, të vijojmë që të diskutojmë, ne ishim gati të vijonim diskutimin pa ndërprerje, që nesër, përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare kërkuan kohë, por në ndërkohë kemi një kalendar, i cili ka një kufi të përcaktuar, që është fundi i këtij sesioni parlamentar, fundi i korrikut. Do të shikojmë në proces, por besoj që diskutimi ishte pozitiv.

Është çështja se koha ka kufizimet e vet për shkak se hapja e listave tanimë për ne nuk është një variant, por një angazhim dhe ne si partia më e madhe dëshirojmë që ti përfshijmë qytetarët në procesin e përcaktimit të atij që do të jetë grupi i nesërm parlamentar.

Ne na takon që të mbrojmë atë që është një arritje të madhe të përbashkët, të rrijes së përfaqësimit të grave në parlament dhe nga ana tjetër sigurisht që duhet të çojmë deri në fund edhe angazhimin e nënshkruar në 5 qershor. Është një proces me dy korsi, ku stacioni është 30 korriku” – tha Rama. (TemA)

1 komente në “Rama: Takimi ishte pozitiv, do çojmë deri në fund angazhimin e nënshkruar në 5 qershor. Listat e hapura një angazhim që duhet përmbushur”

  1. h says:

    Çfarë lesh shteti është ky që bën marrëveshje dhe mbahet peng nga
    opozita e lulishtes jashtë parlamentit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje