Një sakrificë dhe heroizëm që nuk duhet të kalohet thjesht si lajm kronike

1 Gusht 2020, 19:30Sociale TEMA

Nga Agron Hoxha

Një 39 vjeçar, baba i katër fëmijëve po kthehej me motorr nga qyteti ku kishte blerë disa ushqime për familjen dhe dhurata për fëmijët e tij të vegjël për Bajram.

Duke kaluar afër lumit të Bunës dëgjon një grua që bërtiste me ngashërim dhe kërkonte ndihmë se po i mbytej i biri.

Pa e menduar gjatë, lë motorrin e tij në rrugë dhe vrapon drejt lumit për ti ardhur në ndihmë djalit të panjohur të gruas së panjohur.

Por, nuk qe e thënë… ujrat e rrëmbyeshme që kishin përpirë 14 vjeçarin, shkëputën edhe babain e ri nga katër fëmijët e tij të mitur.

E pamë në lajme si kronikë të katërt apo të pestë dhe me siguri që nuk ia mbajmë mend emrin heroit.

Gjithsesi veprimi i tij nuk është më pak heroik se i shumicës së herojve të kombit.

Ai quhej Dhurim dhe me sakrificën e tij sublime për ti shpëtuar jetën një fëmije që nuk e njihte, na dha të gjithëve një mësim, pikërisht në ditët e “Bajramit të Sakrificës”.

Dhurimi ishte një mysliman i ri, nga një familje e nderuar në fshatin Belaj që po kthehej të lumturonte fëmijët e tij të vegjël me dhuratat e Bajramit, ndërsa djali që deshi të shpëtonte ishte nga një familje katolike nga Puka dhe kishte hyrë të freskohej në ujrat e Bunës.

E ç’rëndësi ka kjo!? Tek e fundit çdo jetë është e shejtë dhe është urdhër hyjnor që të bëhet çdo sakrificë për ta shpëtuar.

E ne teksa flasim me shumicë e me fjalë të mëdha për sakrificën në këto ditë, duhet ti bëjmë vetes disa pyetje të thjeshta.

Sa jemi të gatshëm të sakrifikojmë për të tjerët? Çfarë jemi të gatshëm të sakrifikojmë? A jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjërat tona më të vyera për të tjerët?

E pra, kur tu bëni dhurata njerëzve tuaj të dashur në këto ditë, kujtoni edhe fëmijët e Dhurimit, të cilët shtërngojnë fort dhuratat e Bajramit që u kishte blerë babai i tyre dhe i kishte lënë mbi motorrin e tij në rrugë, teksa vraponte për të shpëtuar një fëmijë tjetër…

11 komente në “Një sakrificë dhe heroizëm që nuk duhet të kalohet thjesht si lajm kronike”

  1. Shqipe says:

    R.I.P.
    Mos prisni komente këtu, se janë të zënë me Ramën, Salen , Metën, Lulin… Bleonat, Noyzat…

  2. AliPasha says:

    Dhurim, te prehesh ne paqe …. edhe femija te prehet ne paqe.

    Zoti i gjithesise, qofte me ty. Zoti te dhente paqe te perjetshme.

    Zoti i dhente fuqi femijeve te ty, dhe Zoti i dhente fuqi mamase qe humbi femijen.

    Ndihmoi keto 2 familje o Zot , sidomos ate qe humbi babain.

    Sepse shtet ne Shqiperi nuk ka o Zot.

  3. Pedro i ri says:

    Fisnikeri dhe humanizem shqiptar

  4. Kapterri says:

    U prehtë në paqe. Shpirt fisnik. I la fëmijët jetim, por krenar gjithë jetën për sakrificën humane.

  5. ABC KORCA says:

    Mrekulli e papare…14 vjecari dhe babai i kater femijve humbin jeten…dhe ky thote se ishte bajram dhe kjo qenka sinjal nga turqit.
    Vetem ju meturina-turke ne kosove mund ta shpjegoni kete mrekulli
    Mjerimmmmm

  6. Klaus says:

    Yll bote! I ndrit’të shpirti! Këta janë heronjtë e vërtetë të cilëve duhet t’u përulemi me gjithe respektin e shpirtit! Qoftë i parajsës e përëndia të ja shpërblej tek fëmijët, yjet e tij të vegjël!

  7. Ladi says:

    Nuk kam fjale!
    Shume e dhimbeshme kjo ngjarje!
    Nje njeri i thjeshte por nje akt i mrekullushem!
    Paqe ne shpirtrat e tyre te dlire!
    Amen

  8. Tajari says:

    E perse duhet te thuhet “Dhurimi ishte nje mysliman i ri”,perse duhet permendur perkatesia besimtare,edhe nje kristian do ta kishte bere kete ,mjafton te jesh njeri I mire,.fuck perkatesite fetare e partiake.

  9. Dani says:

    Ishte një mysliman i ri,dmth turk?Idiot gazetar.Megjithatë ngushëllime të dyja familjeve.

  10. Ky eshte nje lajm i tmershem sic eshte e tmershme ngjarja ku u perfshine keto 2 familje Por o komentues mos u nxito..! Ka kohe ndofta per heroizmin (se padyshim Ai eshte hero ) do te kujtohet Meta por Rama po e po . pale shoqatat … ose Artistet mbase e bejne film !? apo jane te zene me teatrin se gazetaret /0

  11. Ton says:

    Gazetari eshte idiot….fut ndasi fetare….Dhurimi eshte hero….shteti duhet ti lidhi pension femijeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje