Numri dy i LSI: Hera e tretë që të mbjellat në Korçë dëmtohen nga breshëri, fajtore qeveria e Ramës

5 Gusht 2020, 14:22Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari deklaron se fermerët e Korçës janë në mëshirë të fatit pa asnjë ndihmë nga qeveria.

Duke iu referuar dëmeve të shkaktuara nga breshri në fushën e Korçës, Braimllari shkruan se banorët po përballen çdo ditë me papërgjegjshmërinë e institucioneve shtetërore dhe me degradimin e kësaj qeverie.

“Fusha e Korçës përballet me papërgjegjshmëri dhe arrogancën e qeverisë, fermerët në mëshirë të fatit.

Banorët e fushës së Korçës po përballen çdo ditë me papërgjegjshmërinë e institucioneve shtetërore dhe me degradimin e kësaj qeverie.

Është hera e tretë që të mbjellat e kësaj zone prishen brenda dy muajsh nga rënia e breshrit dhe fermerët nuk marrin asnjë ndihmë nga qeveria.

Qeveria Rama ka degraduar bujqësinë duke e kthyer në bujqësi klienteliste në shërbim të oligarkisë.

Sot fermerët e fushës së Korçës kanë nevojë për mbështetje reale për evidentimin e dëmeve dhe për subvencione me qëllim që produkti dhe djersa e tyre të mos shkojë dëm”, shkruan Braimllari.

3 komente në “Numri dy i LSI: Hera e tretë që të mbjellat në Korçë dëmtohen nga breshëri, fajtore qeveria e Ramës”

  1. Juli says:

    O Matuf. U mbyt Shkodra dhe mori k…n e Berishës. Ti flet për të mbjellat !!!!

  2. qytetar says:

    hahahaha cfare kafke fshatari idiot me ate paraqitje si fuci djathi,O coqe shiko se dhe temperaturen e diellit e ka rrit rama qe te digjet prodhimi lsi-s
    mjere ky popull ce pret po i votoi keta nevojtore publike

  3. Monalezbja says:

    Kur ishte Ilir Meta kryeminister, ne gusht binte 2-3 here shi ne jave te pakten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje