Nga Artur Ajazi
Duket se detyra e parë e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të emrave të rinj për kandidatë për deputet në Partinë Demokratike, mbetet realisht zgjatja e “lavdisë së Sali Berishës në parti”.
Pothuajse në të gjitha intervistat e shpeshta që ish-ministri demokrat ka dhënë në medie të “caktuara” ditët e fundit, në çdo njërën prej tyre ka spikatur pyetja, por dhe përgjigja e menjëhershme se “Sali Berisha ka një lavdi që do ti shërbente për dy jetë atij, dhe jo për një, ai është emblema e gjallë e PD”.
Sikur të mos ishte paracaktuar me “post” të veçantë për evidentimin e emrave të rinj, apo dhe seleksionimin e tyre sipas biografisë organike e politike, ish-ministri i qeverisjes së Doktorit, akoma pa nisur mirë puna në komision, ka nisur të aludojë mbi “fatin e Berishës”, duke deklaruar se “i takon atij të vendosë, do të jetë më pjesë e Parlamentit apo jo, emri dhe vepra e tij janë udhërrëfyese për ne, dhe të rinjtë”.
Me llogjikë, i bie të kuptojmë se, Komisioni Vlerësimit të emrave të rinj (me të kaluar të hershme) qenka ngritur enkas edhe për të përjetësuar lavdinë e Doktorit. Dhe mirë e bëjnë.
Ndoshta është më e nevojshme, që PD e Lulzimit, të rikthehet de jure tek PD e Berishës, se sa të demokratizohet, të hapet, të europianizohet, dhe të çlirohet nga e kaluara e dhimbshme.
Askush nuk do ta kishte menduar dhe besuar, se edhe pas kaq vitesh largimi nga posti i kryetarit të partisë,në PD-në e sotme, do të ngrihej një komision me xhaketat e vjetra, për të përjetësuar “lavdinë e Doktorit”.
Turma e servilëve, e atyre që dikur kanë qenë ministra, zv/ministra dhe drejtorë të pushtetit të Doktorit, sot janë rikthyer në atë parti, me flamurin e berishizmit, duke besuar në budallallëkun e tyre se “PD do të fitojë zgjedhjet duke përjetësuar vetëm lavdinë e Berishës”.
Mëndjeshkurtër e dritëshklurtër në ide dhe llogjikë, ata që deri dje e katandisën atë parti në repart ushtarak, sot janë rikthyer atje ( patjetër me urdhër)për të bërë ritualin e zakonshëm, atë që kanë bërë për 30 vjet rresht .
Ata janë të gatshëm ti ngrejnë edhe shtatore apo dhe bustin mes SHQUP-it Doktorit të tyre, vetëm e vetëm, që ai ti ketë ata në “qendër të vëmëndjes”. Por edhe pse ata nuk e dëshirojnë këtë realisht, duket se Doktori nuk i harron kollaj sejmenët e tij, ata me të cilët për kaq vjet, ka ndarë pushtetin dhe gjithçka vilej prej tij.
Por edhe atyre, ai nuk u ka lënë gjë mangut, nga dosjet e mbushura me shkelje dhe abuzime , deri tek zhvatjet dhe skandalet e tjera.
Ajo që Doktori u ka mbajtur dhe u mban si “çekiç” atyre mbi kokë, janë pikërisht e kaluara plot me tallaze, e cila i detyron ata ti binden akoma dhe sot, jo vetëm urdhërit, por edhe vullnetit të dëshirave të tij, për lavdi të përjetshme në PD.
Ajo që u servir si “risi në PD”, dhe që u deklarua se “Komisioni Vlerësimit ishte zgjidhja më e mirë për seleksionimin e emrave të rinj për deputetë të ardhur nga baza”, nuk paska qenë gjë tjetër, veç ngritja e një strukture legale, që do të vulosë së pari “përjetësimin e lavdisë së Doktorit në PD”, dhe pastaj miratimin pa zhurmë të listës së vjetër, si detyrim statutor i ish-ministrave të tij.
Shkrim realist.
Pa shume filosofi apo citime filosofike.
E ke vendosur piken mbi i.
PD(Perpara Debila),lindi si si parti u shnderua ne cete bashibozukesh dhe do te vdese sie tille.
Tani konkretisht eshte ne vdekje klinike.
PD_ja ishte nje aksident historik qe i kushtoi shume Shqiperise.
Pasojat e asaj qe aplikoi ajo do ti vuajne breza te tere shqiptaresh.
Edhe mua me pelqen fakti qeketa duan te glorifikojne Doktor Mortjen.
Me kete arrijne ate qe edhe n.q.s. ka ndonje qe voton per ta
kur te shofin emrine shejtanit te terhiqen.
Nje “parti” me falni cete pa:
Program.
Pa koncept.
Pa te drejte fjale te anetareve te saj.
E varur komplet nga 1-shi
Me keq akoma ,se kemi 1-a,mirepo kemi dhe nje 1-b.
Pa kauz.
E dhuneshme,deri ne kriminalizim.
Perpara Debila.
?
Berisha, kombinimi perfekt i fshatarit intrigant dhe te djallezuar me intelektualin medioker provincial, produkt i PPSH.
Ngritja e ketij komisioni,me keta perfaqesus,te cilet mbahen mend mire nga antaret dhe militantet e p.d,qe gjithsecili nga ta sot futet ne rradhet e miljarderve shqiptar,perjashto kete profesorin e madh,qe e kane mare per ndonje korektim letrar,i kane dhene si mision qe te organizojne funeralin e P.D dhe fundin politik te nje kryetari te emruar te nje partie te shkatrruar,te nje ish kryetari te degraduar dhe te emruar nga R.Alia,qe nuk u be asnje dite kryetar,historia e kesaj partie dhe bemat e te derguarit te R.Alise dihen dhe nuk harrohen kollaj,se pasojat i hengri ky popull,qe keta nuk kane mundesi ta gjejne ma me keto praktika dhe keta perfaqsues,duke analizuar me kujdes ecurine e kesaj partie dhe fundin e saj,te bie ne sy qe ish drejtusit e saj dhe aleatet e tyre,te intresohen qe ti delegojne pushtetin trashegimtarve te tyre,qe ti krijojne mundesi vetes dhe pinjollve tyre qe te kene pushtet,me idene qe te mos perballen me drejtesine,gje e cila ka pak gjasa te ndodhe
Me aq sa kuptova une edhe pse pjesa e pare e deklarates duket servile dhe e shqerosur, Ruli i tha Berishes se ckishe per ta marre nga politika; lavdi, deshtime, poste dhe para, i mori. Tani ka ardhur koha te deklaroje haptazi largimin nga politika institucionale, pa e shporrur te tjeret, ne kushtet e rrenimit ku ka katndisur PDne. Vete Ruli deklaroi terheqjen e tij si shembull. Trau qe mban Berishen po shkerrmoqet. Pesha e kufomes se tij politike eshte nje problem serioz per gjithe eliten e PDse, por jane te pafuqishem ta shporrin dhe te krijojne nje fryme entuziazmi per zgjedhesit, nen hijen e mumjes se tij.
Ruli eshte i ndergjegjshem per karakterin e paqendrueshem te Berishes dhe humneren ku mund te hedhe perfundimisht PDne, pasi partia eshte berishiste, tribale dhe Saliu pronar i saj, prandaj i takon vetem atij vendimi per tu terhequr.
Ne kushtet e sotme te demences se Saliut dhe kapjes pas kembes se karriges se Bashes, figura e tij eshte ajo me e vetposhteruara politikisht. Po ti shtosh edhe sodomizimin politik dhe intelektual qe i ben Rama, Saliu del i perdhosur.
Kjo qe po ndodh me PDne dhe Berishen eshte nje relacion makaber. Nje shpellar patologjik qe nuk shkulet dot nga Toka e Xanun.
Ne fund te fundit PDne nuk e shkaterroi dhe mbyti Rama, por Saliu dhe kukulla qe shet per lider , qe tani ju kerkon i deshperuar te gjitheve ne PD, shporrjen e Saliut.
Keshtu nuk mund te vazhdohet me! Situate psikopatie ne PD. Ose elita e PDse duhet te guxoje dhe te shporre Berishen, duke paguar nje cmim te larte ose Saliu duhet te sillet si Enveri me Mehmetin dhe Kadriun, duke i shfarosur te gjithe dhe duke vene vajzen, qe ne hije kontrollon dhe drejton me kukulla , lider te vetem te PDse.
Për t’u bërë sa më i besueshëm procesi, qoftë dhe formalisht, ideatorët e tij do duhej që të mos bëheshin qesharakë, do duhej të shmangnin nga ai komision figura të konsumuara, për të mos thënë të diskredituara. Bujar Nishani, Genc Ruli, Besnik Mustafaj, Mark Marku dhe një zonjë historiane për garniturë mund t’i shërbejnë qëllimit, por ama vetëm për anëtarët dhe milirantët e PD. Po kjo a mund të vijë në pushtet vetëm me votat e tyre. Kurrë! Jo PD por asnjë parti.
Partitë fitojnë zgjedhjet vetëm nëse tërheqin masën gri që, sa vite kalojnë, aq më e madhe bëhet. Dhe kjo arrihet përveç se me alternativën dhe programin e saj, por edhe përmes figurave që lançon, si gjatë procesit të përzgjedhjes së kandidaturave, ashtu dhe ekipit që do prezantohet në fushatë dhe që do të kërkojë votat e asaj fashe gri. Nëse kjo nuk krijon besim, ose i bojkoton ato siç rëndom ka bërë, ose në rastin më të keq ato vota i shkojnë kundërshtarit. Por, edhe bojkotin në disfavor e kanë, sepse maxhorancat për shkak të qeverisjes, edhe pa elektoratin skeptik, pra gri, kanë më shumë vota se opozita, sidomos referuar performancës së saj gjatë këtyre tre viteve të fundit. Nuk do shumë mund për të kuptuar që PD në paraqitjen e një imazhi fitues, nuk po e bën këtë, përkundrazi! Nuk ka dhe nuk afron dot ajo figura të reja, jo vetëm në moshë, por dhe në ide, që të bëhet e besueshme, edhe pse trashëgimia e saj historike lë shumë për të dëshiruar? Epo merita e saj kjo do ishte, përmbysja e atij imazhi dhe me figura të konsumuara e të diskredituara, jo vetëm si ata më sipër të komisionit, por duke filluar qysh nga “lideri i lavdishëm historik” i saj, ka shumë të ngjarë që, siç thotë populli, në pranverën e vitit 2021 do vijë në pushtet kur ‘të shohë majën e veshit’!