VIDEO: Rama publikon pamjet me dron nga rruga e Arbërit dhe u përgjigjet skeptikëve

6 Gusht 2020, 08:39Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar pamje me dron të “Rrugës së Arbërit”.

Krahas videos Rama shkruan se po shijohet edhe cilësia e një projekti të konceptuar me synimin për ta harmonizuar sa më shumë me natyrën.

Ndërkaq shton se ju uron një ditë të mbarë të gjithëve, e sidomos “disa miqve që kur shohin investimet në Jug shkruajnë se nuk qenka investuar në Veri”.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë vështrim mbi Rrugën e Arbërit, ku shijohet edhe cilësia e një projekti të konceptuar me synimin për ta harmonizuar sa më shumë me natyrën, ndërhyrjen e thellë përgjatë një peizazhi fantastik natyror, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, e sidomos në këtë rast, disa miqve këtu që nuk e di pse, po kur shohin investimet në Jug shkruajnë se nuk qenka investuar në Veri”, shkruan Rama.

14 komente në “VIDEO: Rama publikon pamjet me dron nga rruga e Arbërit dhe u përgjigjet skeptikëve”

  1. faro says:

    Rrugë e domosdoshme, që të çon në USKANEN e lashtë, të paktën që nga koha kur e përmend Herodoti, këtë, Apoloninë, Orikun dhe Epidamnos.

  2. Jorgo says:

    Bravo ju qofte por problemi eshte rregullimi step by step te raportit import 80 perqind eksport 20 perqind,ka 30 vjet e po ky raport eshte,prandaj kemi nivelin me te ulet te jeteses ne Europe. Vendose ne plan te pare kete problem per zgjidhje.Venia per zgjidhje e ketij problemi eshte leva Arkimedit per ne.

    1. llogaritari says:

      Jorgo je komplet gabim. Investimet qe kryhen ne Shqiperi nga sektori privat dhe individet jane aq te medha sa ky raport qe ti thua nuk e argumenton. Nga vijne ky lum parash qe ndertohen vila neper bregdete, pallate lluksoze ne Tirane dhe qyete te tjera, ambiente lluksoze rekreative si bare e restorante qe per nga lluksi i ka zili dhe perendimi, vetura qe shtohen perdite etj. etj! Sigurisht qe Shqiperia eksporton dhe nga faktet, sigurisht qe eksporton me shume se cfare importon se ndryshe nuk do te mund te beheshin ato qe permenda me siper. Shqiperia eksporton fuqi punetore ose krah pune, eksporton kanabis. Po ti llogaritesh keto te dyja do me japesh te drejte.

    2. Ilir says:

      Pa nje infrastrukture moderne, eficente, mund te prodhosh c’te duash e sa te duash, por nese s’ke treg dhe mundesi ta arrish !! Besoj me kuptove, A – ja eshte infrastruktura, qe do te thote mundesi besim siguri per prodhuesin investuesin punedhenesin e te gjithe(kjo e nderthurur me sistem modern drejtesie). Nuk eshte e lehte ne nje vend ku ka sunduar per dhjetra vite, gjindja me e prapambetur, me e paqyteteruar
      e popujve ne Europe. Ajo pak elite qe prodhojme, iken vazhdimisht, nuk bashkejeton dot me “elitaret” e Vicidolit e Skraparit qe ne I zgjedhim te na udheheqin drejt qyteterimit.Edhe vete Merkel te ishte ketu… do te ishte dorezuar me kohe.

  3. Loni says:

    Ik more mbushu….zhduke cdo shprese se ai vend behet…me Briserat injorante do e beje…..?

    1. qytetar says:

      Cish ke bre Loni !!!!!????

  4. tunel says:

    Kush konsulent , arkitekt apo teknike te huaj pa dyshim, po merren me tunelin, pasi tuneli eshte i veshtire, kerkon standarte dhe ne shqiperi nuk ka specialiste per kete fushe

    1. Predatori says:

      Ore me atë tunelin që u shemb, çfarë është bërë dhe kush do ti paguajë dëmet?

  5. h says:

    KM ynë jeton në një botë abstrakte ku problemi janë rrugët e shumta
    dia pallatet e larta.Atij i duket vetja se eshte KM i Austrise ose Fracës.
    Kur të fitoi zgjedhjet e ardhshme ,do fillojë të bëjë plane për udhëtime ndërplanetare.
    Psikollogji shqiptari të vertetë,Jetoj ne kasolle dhe skemi jorgan,por ama mercedezi eshte tek gardhi.
    Pushteti,zakonisht korrupton.Në shqipëri pushteti budalleps ,sepse geni eshte i degraduar.
    Me atë opozitë fshatare dhe korruptuar,populli do zgjedhi budallain e fantaksur.
    E keqja më e vogël,josh deri në komedi.

  6. specialisti says:

    Tunel
    Nuk jane tunele me kilometra, por 700-1200 ml.
    Ato jane bere me projektues te certifikuar e kaluar ne Keshillin Teknik te rrugeve.
    Kompania Gjoka, ka eksperience ne ndertimin e tyre.
    Besoj se do e perfundoje rrugen brenda pranveres se 2021.
    Tunelet jane ndertuar per te shmangur bllokimin e pjeseve te veshtira nga bora.
    Urime GJOKES.
    Rruget nuk behen per qeverite por per popullin.

  7. Boston says:

    BRAVO per gjithe stafin e ndertimit dhe qeverise. Rruget jane arteret e kombit.

  8. Fred says:

    Jashtezakonisht e bukur dhe jashtezakonisht e veshtire…kini kujdes se kur te mbaroje do te dale SB e do te thote qe e beri ai???

  9. Drini says:

    Llogarit të kishte edhe DRON edhe ENVERI
    të shifje aksionet me dron
    zborin me dron
    lurën me dron
    trenat me dron
    paradat me dron
    fermat me dron

  10. Drini says:

    Llogarit të kishte edhe DRON edhe ENVERI
    të shifje aksionet me dron
    zborin me dron
    lurën me dron
    trenat me dron
    paradat me dron
    fermat me dron

    Vilat e metës me dron

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje