Nga Skënder Minxhozi
Kur në 1 shtator 2005 Fatos Nano dha dorëheqjen nga kryetar i Partisë Socialiste, askujt në PS nuk i filluan dhimbjet e kokës se çfarë statusi do t’i gjenin këtej e tutje ish-kryetarit: patriark, kryetar nderi, senator të përjetshëm apo diçka tjetër. E gjithë fabula u spostua menjëherë tek zgjedhja e pasardhësit, pasi vetë Nano e kishte “zgjidhur” nyjen gordiane të karrierës së vet politike.
Në katër vitet që pasuan ai do të dukej në Parlament vetëm një herë në gjashtë muaj, që të mos humbte pagën e deputetit. Pra, iku realisht dhe në mënyrë të pakthyeshme nga kreu i partisë që drejtoi për 15 vjet. Përtej shumë defekteve që Fatos Nano ka pasur në karrierën e tij, dorëheqjet kanë qenë akte të guximshme dhe fshikulluese, për ata që preferonin të bënin një vesh shurdh e një sy qorr, duke mos lëshuar poltronat.
Një deklaratë e Genc Rulit orët e fundit, ka hedhur idenë e ndrojtur që Sali Berisha mund të mos ndjehej mirë në parlamentin që do dalë nga zgjedhjet e ardhshme. Një ftesë e kamufluar që ish-kryetari i PD të konsiderojë largimin vullnetar nga politika, ose edhe një paralajmërim se këtë gjë do ta bëjë komisioni Nishani, i ngritur për të përzgjedhur kandidaturat e ardhshme.
Nëse krahasojmë në distancë këto dy gjendje, në të cilat ndodhen dy partitë më të mëdha të vendit, vemë re pa asnjë vështirësi se PS dhe PD gjenden prej 15 vitesh në dy cikle të ndryshme lidershipi. E para, e ka larguar realisht dhe pa kthim hijen e rëndë të paraardhësit, për t’i lënë vend një brezi të ri politik, kurse e dyta, vijon të endet edhe në vitin 2020 në dilemën nëse duhet ose t’ja thotë me zë të lartë kreut të vjetër, që të çlirojë partinë nga pesha dhe influenca e errët që ushtron prej më shumë se shtatë vjetësh, pas dorëheqjes formale.
Është kthyer në një stereotip popullor këto vite, që sa herë përballen këto dy parti në zgjedhje, në rrugë apo në tryeza negociatash, të shfaqet imazhi i Lulzim Bashës që gjen mënyrën për t’u larguar nga gara me Ramën, për të marrë në telefon Berishën, e për t’i kërkuar atij leje për të vepruar.
Kjo situatë e dyzuar, ky dykokësh i shëmtuar që drejton sot punët në PD, është njëri ndër shkaqet madhore të lidershipit të dobët, të pasigurt, të paqartë dhe që herë mban në xhep shishe me benzinë, e herë ulet në tryezë për të dalë prej andej rregullisht i humbur. Një parti që përkundet në këto dy skaje, e ka të vështirë të gjejë ekuilibrin e domosdoshëm drejt fitores që pret prej shtatë vjetësh.
Largimi i Nanos nga kreu i PS i hapi rrugë Edi Ramës drejt partisë dhe më vonë drejt pushtetit. Është një analizë tjetër nëse për PS ka nisur një epokë më e mirë apo më e keqe se e para. Çeshtja është të ndahet nevoja për rotacion dhe ndryshim elitash në krye të një partie, me cilësinë e kryetarëve që marrin pushtetin. Tek socialistët ky proces ka ndodhur një dekadë e gjysëm më parë. Demokratët vazhdojnë të ende mes nostalgjisë për piskamën e liderit të vjetër dhe dëshpërimit për aneminë politike të liderit të ri.
Megjithëse me shumë vonesë, Genc Ruli e ka kuptuar zgjidhjen. Kurse Lulzim Basha, si zakonisht, ka frikë të na thotë se kupton.
??
Sali Krimineli do të heqi dorë nga politika kur të vdes ose kur të futet në burg.
Saliu eshte me mire te vihet ne liste si kandidate pasi humbja e pd nga ky do jete e sigurt.Do jete me mire per ps-te. Saliu i ka dhene nje imazh te keq pd-ke.
Salen nuk e heq as Genci as Luli.Sala iken kur i do rroçka,ose vetem ndonje telefonate ose keshillim pertej oqeanit.
Luli nuk eshte se i merr keje Berishes per te vepruar, por cfare te beje! Ky eshte problemi! Basha e di qe nuk eshte keyetar i PD, dhe pikerisht per kete eshte emeruar dhe jo zgjedhur! Kjo eshte e para, e dyta Basha eshte aty per te mbrojtur familjen Berisha, ashtu sikurse veri Ramiz Alia me Sali Berishen, apo me tej Enver Hoxha me Ramiz Aline! Nese doni qe Sali Berisha te kthehet ne kufime, ne fakt ai kufome eshte, por i rrezikshem, huqeni nga pilitika! Prandaj ikja e tij nga politika eshte hamendesim, apo deshire!
Minxhoz je pjese e lojes edhe ti.Vendi s ka nevoje per kete klase politike te degjeneruar, me mentalitet te pandryshuar qe vjen nga vitet para 90 fatkeqesisht dhe kjo nga te gjitha anet dhe tek te gjitha partite, pa dallim.Fatkeqesisht kete percon dhe brezi i ri dhe ketu fle lepuri dhe asnje nuk thote shkakun , askush nukzbulon rrenjen. Qe ne krye te heres, shprehja qe ka sjell kjo klase politike postmoderniste e Tiranes, ky gazetar skuth duhet te na thote, a eshte Ruli ne vendin e duhur per perzgjedhje apo duhet te ishte larguar me kohe.Duhet te na thote a i shkone te tere horrave te politikes shqiptare kenga: bir Selman i nenes, c te te qaj me pare… Futi i kokerr gjumi o Minxhoz andej nga serpentinar e Bazit she nuk e bejne politiken kembet e ndotura me balte.
Pantera Vdiqe,se ndryshe nuk i linte detyrat komuniste te Lena amanete,ndaje Edhe Sala do iki se detyrat per mos te parit nje te djathte te vertete i beri..
Un idua dhe i lexoj me qef shkrimet dhe analizat e tua, se gjithmone krijon distanc gjykimi dhe je iftote ne gjyki sa mund te jet nje Shqiptar.por dodoja qe te ishe me afer mendimeve te vegjelis pothem,per Nanon si shembull dhe Rulin nuk jam hic dakort.Nano veryet kaber ato qe thua ti porgjithmon per te ndrequr malin e gabimeve te tij,dhe kur pushteti i rrezikohej,populli vegjelia e votoj ne 96 ne 97 por jo ne 2001,vetem per hendekun qe krijoj dhe faren qe mbolli.vim te Ruli gjithmon kabere gjera te tilla por per dreq ne pushtet esht me gerryes se pushteti ai pra Ruli di te bej magji qe nje vend ne kabinet ti gjendet duke i then Berishes ik se steduan nje te vertete qe e mbulon se Berisha mund tendihet keq .kjo dhe shum te tjereve ju krijon nje mundesi per ne qeverri ,por jo idashur te ne tekeqen na e ben qeverria por gjithmon gjema vjen nga opozita .
Mos haroni , thenjen e te ndjerit Namik Hoti, nuk zbresim kollaj nga kali, edhe sikur te jete I ngordhur .
Ore Minxhozi dhe te dashur shqiptare! Lexoj dhe degjoj, se Rama na paska marre te gjitha pushtetet, se na qenka bere diktator! Thua ka rene intelekti shqiptar deri ketu,kaq poshte? U harrua Enveri i diktatures se proletariatit, u harrua Sali krimineli, qe na rrihte ne mes te dites me ushtaret e Bukoshit dhe ca te tjere! Rama diktator! Ju jeni zvaranike prandaj ai ju duket i tille! Dhe me vjen seriozisht keq qe Skeneri,Minxhozi eshte ne kete pozicion! Naive? Keqdashes? Mungese intelekti? JO! Thjesht mentalitet shqiptar mjerimi!
Rama mund te jete gjithcka, por kurre diktator. Sikunder shprehet komentuesi K me siper, u duket diktator zvarranikeve qe jane mesuar me pushtetet e meparshme vetem te vjedhin, grabisin, vrasin, poshterojne, dhunojne, shajne, shpifin, kapardisen me djersen e popullit etj… Une ashtu deshiroj te jete me kete kategori jo diktator por super diktator, me falni per shprehjen se nuk perdor te tilla, por tu shkerdh….. tere sojin e tyre se na nxine ne sy te botes. Ec perpara Rama por edhe hap syte gjithmone perreth teje se dhe ne PS ka disa lakenj te tille. Ti je i zgjuar dhe e nuhat mire momentin se kur mund ti godasesh pa meshire ata qe e meritojne. Kujdes Arben Ahmetaj, eshte kone e keqe.