“Punësim i sigurt dhe tarifë zero”! Xhaçka: 675 maturantë janë regjistruar për në Akademinë e Forcave të Armatosura

9 Gusht 2020, 17:41Sociale TEMA

Ditën e nesërme përfundon afati i regjistrimeve për në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Deri më tani sipas ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, 675 maturantë janë regjistruar, teksa shton se regjimi është i hapur edhe për maturantët e viteve të shkuara.

Postimi i plotë:

675 maturantë, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm këtë vit, kanë zgjedhur të studiojnë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, që në tetor hap për herë të parë programin bachelor! ???

Por aplikimi vazhdon të jetë i hapur për maturantët e viteve të shkuara. Më 10 gusht përfundon afati për këtë kategori aplikantësh, të cilët deri nesër duhet të plotësojnë formularin pranë gjimnazit ku janë diplomuar, duke zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura si një ndër preferencat e tyre.

Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi e jashtëzakonshme.

?Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit

?Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi

?Tarifë studimi 0 lekë në vit

?Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve

Duke zgjedhur studimet në Shkencat Ushtarake, keni zgjedhur një karrierë sa të pasur, aq edhe të sigurtë!

Bëhuni elita e së ardhmes në Forcat e Armatosura!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje