Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur procesin e regjistrimit të pemëve në regjistrat e pasurive të paluajtshme dhe pasurive natyrore. Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe procedurat që do ndiqen për regjistrimin e tyre.
Në kategorinë e pemëve që regjistrohen në regjistrin e pasurive të paluajtshme hyjnë të gjithë drurët që ndodhen brenda kufirit të pasurisë (tokës), pavarësisht llojit dhe pronësisë së pasurisë (nëse është private apo shtetërore).
Kërkesa për regjistrimin e pemëve nga subjekti i interesuar duhet të shoqërohet me dokumentacionin e mëposhtëm: a) listën e detajuar të inventarit të pemëve; b) planin e rilevimit (paraqitja grafike e pronës dhe pemëve), sipas modelit të miratuar; c) aktin e fitimit të pronësisë, nëse nuk është regjistruar më parë.
Ndërkaq, për regjistrimin e pemëve në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme, drejtoria vendore e ASHK-së verifikon këto elemente: a) legjitimimin e subjektit, nëse ai është është pronari/bashkëpronari i pasurisë së paluajtshme mbi të cilën do të regjistrohen pemët apo përfaqësuesi i autorizuar i tij; b) nëse dokumentacioni i depozituar për regjistrimin e pemëve është i plotë.
Kur pas kryerjes së verifikimeve, kërkesa për regjistrimin e pemëve i përmbush kushtet e përcaktura në lidhje me dokumentacionin dhe
legjitimimin e subjektit, vijohet me regjistrimin në kartelën e pasurisë së paluajtshme, sipas të dhënave të paraqitura në dokumentacionin tekniko-ligjor të depozituar për regjistrim, në përputhje me përcaktimet e nenit 29, të ligjit nr. 111/2018, “Për kadastrën”.
Pas regjistrimit të pemëve në regjistrat kadastralë, drejtoria vendore e ASHK-së pajis pronarin me kartelën e pasurisë, si dhe me sasinë e nevojshme të matrikujve për çdo pemë të regjistruar.
Lart me lart o shoke flamuajt e kongresit dhe pemt duheshin rregjistruar se duhet taxsa per vete shteti bradh me Renxh rovera harxhime pa Kofi, un mondo qe cdo gje domate spece she vezt e pules Duhen rregjistiar te paguajn taks te gjith ,kurse Ramuti Sali serbi like floriri te mbajn pa deklaruar pasurin e tyre r**t ku ti ken legenat
Kur ne vitin 1880 u ndertua bulevardi i Berlinit, ai qe eshte dhe sot, nga porta e Brandenburgut, ne drejtim perendim, dhe kancelarit te atehershem Otto Bismark i vune perpara projektin, ai e kundershtoi.
– E dini perse?
Sepse, nga ndertimi i tij duhej te priteshin disa pema, ndermjet te cilave edhe pisha.
– Te ndertohet aty ku nuk pritet asnje peme, tha Bismarku. – Kush pret nje pishe, ka vrare nje njeri. Dhe si i tille duhet pushkatuar.
Dhe bulevardi u ndertua aty ku eshte edhe sot, ne nje zone mocalore, e cile u mbush me gure dhe dhe.
Ndersa kryetari i bashkise Fier, mburret se per betonizimin e sheshit ne qender te Fierit, preu 50 pisha dhe bredha mbi 70-80 vjecare dhe askush nuk e pushkatoi.
Mbase nje dite do ta varin ne litar, ne mes te Fierit.
Nese nje dite do te behet shteti dhe drejtesia.