Shpresë për mikun e Edi Ramës! Gjenden donatorët e gjakut për skulptorin Arben Bajo, nis kurimi nga Covid-19

8 Gusht 2020, 23:31Sociale TEMA

Arben Bajo, skultpori i njohur që ndodhet i intubuar dhe po lufton me Covid-19 ka nisur tashmë kurën ndaj virusit.

Përmes rrjeteve sociale, miqtë e artisitit që është edhe shoku i kryeministrit Edi Rama, kanë bërë me dije se donatorët për gjakun që duhej për Bajon, janë gjetur.

Ata falenderojnë donatorët, mjekët dhe shkruajnë se tashmë ka nisur procedura për kurimin e Bajos.

Të dashur miq, u informuam që donatorët janë gjetur dhe pritet të funksionojë procedura spitalore që ndiqet në raste të tilla.

alenderojmë donatorët, mjekun italian nga Lobardia dhe mjekët tanë që po e ndjekin nga afër procesin. Shpresojmë shërim sa më të shpejtë për Benin,”– shkruhet në status.

53-vjeçari Arben Bajo është i intubuar. Miqtë e skultporit kërkuan me ngulm dhurues gjaku të tipit (A-) që të sihte shëruar nga koronavirusi, pasi ishte rruga e vetme për të mos humbur skulptorin.

Arben Bajo njihet edhe si miku i ngushtë i kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit të gjitha skulpturat i ka me nënshkrimin e Bajos.

8 komente në “Shpresë për mikun e Edi Ramës! Gjenden donatorët e gjakut për skulptorin Arben Bajo, nis kurimi nga Covid-19”

  1. vera says:

    Amin, zoti qofte me te

  2. Kaonia says:

    Çi ke keto shkrime tendecioze ju te temes ,jo shoku i Rames e jo i ka te skulpturat te nenshkruara nga Beni. Mbase dhe shoke e ka por jo si e trajtoni ju muhabetin. Sherim te shpejt Arben !

  3. Bbb says:

    Sikur mos te kishit thene qe ishte miku i kryeministrit por thjesht nje artist ndofta dhuruesi do ishte gjendur ca me shpejt ….ndofta!
    Sherim te shpejte skulptorit se i kemi edhe me te paket se ujin!

  4. aladini me eskorte says:

    Po pse per mikun e Rames u dashka gjetur plazem kurse te tjeret le t vdesin?

  5. iiii says:

    A eshte e rendesishme jeta e Artistit apo mik i kujt eshte? Cudi mediatike e shkruar apo TV!

  6. Doktori says:

    Eshte shume vone per tia bere transfuzionin e gjakut, rekomandohet qe te behet diten e 5, nqs se hyn ne intubim shanset per te shpetuar jane zera nga transfuzioni, duhej te ishte bere qe me pare. I Familja duhet te pregatitet per me te kobshmen

  7. SHOKU I SHKOLLES says:

    Po ku e gjeti Ben Bajo kete Virus te Mallkuar???????Shpreh Keqdhjen time…si Shoke i “Atyre Viteve te Largeta” UROJE QE TE SHEROHET SA ME SHPEJTE..Kurajo edhe Familjes dhe te Dashureve…lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje