Meta kujton Godon, akuzon indirekt Ramën: Qëndroi në anën e duhur të historisë. Populli po kupton rëndësinë e mbrojtjes së Kushtetutës dhe pasojat e dhunimit të saj

8 Gusht 2020, 14:03Sociale TEMA

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme i ka bërë homazhe Sabri Godos, politikanit të ndjerë shqiptar, që sot do të mbushte 91 vjeç.

Meta shkruan se Godos ka qëndruar gjithmonë nëanën e duhur të historisë dhe mbrojtjes të interesave kombëtare.

Mes të tjerash Meta shkruan se “pas dy dekadash populli ynë po e kupton se sa e rëndësishme është mbrojtja e Kushtetutës dhe se cilat janë pasojat që sjell dhunimi i saj”.

Postimi i plotë:

Sot është ditëlindja e shkrimtarit dhe politikanit të shquar, Sabri Godo. Na mungojnë sot në veçanti urtësia, toleranca dhe largpamësia e Tij.

Gjithmonë qëndroi në anën e duhur të historisë dhe mbrojtjes të interesave kombëtare.

Dha një kontribut madhor në mbrojtje te demokracisë dhe Republikës përmes rolit të Tij krucial si Bashkëkryetar i Komisionit për Kushtetutën që u votua me Referendum në Nëntor 1998.

Pas dy dekadash populli ynë po e kupton se sa e rëndësishme është mbrojtja e Kushtetutës dhe se cilat janë pasojat që sjell dhunimi i saj.

Rivendosja e themeleve të demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe Llogaridhënies është detyrimi ndaj së ardhmes europiane të vendit por edhe i nderimit të veprës dhe kontributeve të gjithë personaliteteve që do të kishin dashur sot ta shihnin në progres vendin e tyre.

2 komente në “Meta kujton Godon, akuzon indirekt Ramën: Qëndroi në anën e duhur të historisë. Populli po kupton rëndësinë e mbrojtjes së Kushtetutës dhe pasojat e dhunimit të saj”

  1. perekliu says:

    Meta kujton se bishti e ka dardhen mbrapa dhe jo dardha bishtin para!Ai vazhdon e jeton ne republiken e skraparit ku Tiranen e quan se eshte çorovoda! Ta gezoje Baftiari me raki Skrapari,se je hajn persembari ku per miq ke ca rrote ..ari!

  2. vdekja nje here vjen says:

    Sabri Godo nje aventurier dhe gjarper me syze, i beri dem te madh vendit ne mbrojtje te kriminelit Sali Berisha qe e shkaterroi, vetem se mori pronat e gruas ne Berat. Keta kriminela shkaterruan vendin dhe iken te qete ne ate bote, ashtu si duket do ikij ddhe sali karaxhiçi dhe ilir monika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje