Të ndihmosh: Jo vetëm dëshirë, por një detyrë e çdo biznesi

6 Gusht 2020, 18:38Sociale TEMA

Neptun dhuron laptopë për Qëndrën Xhonatan, në mbështetje të terapisë online

Të ndihmosh në edukimin dhe këshillimin për fëmijët me Sindromën Down nuk është e thjeshtë. Përveç se kemi të bëjmë me fëmijë me nevoja të vecanta, mbetet fakt që familjet apo edhe organizatat që i janë dedikuar këtij grupi me nevoja të shoqërisë, më shumë herë se jo, luftojnë me kohën për të marrë mbështetjen që ju duhet për të vazhduar punën e tyre terapeutike, për të cilat këta fëmijë kanë shumë nevojë.

Kështu një ndihmë sado e vogël nuk duhet të jetë vetëm një dëshirë por një domosdoshmëri dhe detyrë e individëve në përgjithësi, dhe e bizneseve në veçanti.

Përhapja e Covid 19 është një sfidë për të gjithë botën. Të gjithë tashmë po mësojmë të përshtatemi me kushtet e reja duke ndryshuar stilin tonë të jetës, mënyrën e sjelljes dhe të punuarit gjithashtu.

Për fëmijët me sindromën down, dhe për të gjithë ata që janë të angazhuar për ti ndihmuar ata, kjo është një sfidë edhe më e madhe sepse puna me ta nuk mund të ndalojë.

Ne në NEPTUN kemi qënë dhe do vazhdojmë të mbetemi gjithmonë të angazhuar për këtë cështje sociale, sepse ndihemi të përgjegjshëm si një nga kompanitë më të mëdha në treg për të qënë afër atyre komuniteteve që kanë më shumë nevojë.

Sot, ne pajisëm qëndrën Jonathan Center me disa Laptopë në mënyrë që ata të mund të vazhdonin terapinë dhe këshillimin online për 85 familje të cilët kanë fëmijë me Sindromën Down me mosha që variojnë nga 4 muaj deri në 36 vjeç.

Për ne mund të jetë një dhuratë e vogël por entuziazmi i punonjësve të kësaj qëndre e bëri të dukej shumë e madhe, dhe ne na bëri të ndihemi vërtetë të lumtur por në të njëjtën kohë të ndërgjegjshëm që çdo lloj kontributi pavarsisht sa i madh është ai, bën një ndryshim të madh në punën e tyre të përditshme në ndihmë të këtij komuniteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje