Skanim shqiptarëve në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 2 mijë qytetarë bëjnë testin e COVID, radhë të gjata në këtë pikë doganore

6 Gusht 2020, 09:55Sociale TEMA

Skanim shqiptarëve në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit rreth dy mijë qytetarë nga Shqipëria i janë nënshtruar testeve të covid, në pikën kufitare të Kakavijës.

Mostrat janë marrë nga ekipet shëndetësore të qeverisë greke, Grupet Mobile të EODY. Sipas qeverisë greke, njësitë EODY do të jenë në Kakavijë çdo ditë, për të kryer inspektimet e kërkuara.

Në fakt, ky proces ka shkaktuar radhë të pafundme në pikën e kufirit me Greqinë, ku emigrantët kanë qëndruar aty me orë të tëra.

Po kështu, nga 16 gushti, të gjithë qytetarët që hyjnë në Greqi nga Shqipëria do futen në një karantinë shtatë-ditore. Ky vendim ka ardhur pasi shteti shqiptar është klasifikuar si një vend jo i sigurt, sa i përket koronavirusit.

Nderkohe, në Shqipëri nga dita në ditë rritet ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve.  Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar dhe 139 raste të reja me COVID dhe kanë humbur jetën 6 pacientë. Po ashtu edhe rastet e shtruara në spital janë shtuar dhe rastët aktive janë më shume se 25oo në të gjithë vendin.

2 komente në “Skanim shqiptarëve në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 2 mijë qytetarë bëjnë testin e COVID, radhë të gjata në këtë pikë doganore”

  1. Emigranti Athine says:

    Jo rastesisht mbas dates 16-gusht shqipetaret do detyrohen ne 7-te dite karantine. Mbas 16-te gushtit kthehen shqipetaret nga vendlindja,pra ky ligj qe ne daten 4 gusht u thote shqipetareve qe mos shkoni ne Shqiperi. Ata banojne ne Greqi dhe nuk jane turist qe sjellin euro. Shqiperia eshte e goditur nga virusi njesoj si Franca,Gjermania,Anglia apo Spanja megjthate keta shtetas nuk detyrohen me karantine. Plus fitimi ekonomik qe vjen nga pamundesia e ikjes se emigranteve. D.m.th eurot e tyre nuk dalin jashte. Keta jane politikane qe mendojne per shtetin e tyre.

  2. Fatos says:

    Po pse rrinë si bagëtia para thertores, aq ngjitur me njëri tjetrin? Vk, mirë ua bëjnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje