Shkencëtarët japin lajmin e madh, zbulojnë “pikën e dobët” të koronavirusit

7 Gusht 2020, 08:49Sociale TEMA

Shkencëtarët nga Universiteti i Kansas kanë zbuluar “pikën e dobët” të virusit korona SARS-CoV-2.

Portali Science Daily raporton se ekspertët testuan një agjent terapeutik kundër coronavirusit dhe zbuluan se 3CLpro (C30 endopeptidaza) është një enzimë thelbësore në zhvillimin e virusit SARS-CoV-2.

Proteazat e coronavirus 3CL janë objektiva të fortë terapeutik pasi ato luajnë një rol jetësor në replikimin e coronavirusit.

Me rastin e përdorimit të inhibitorëve të gjetur të kësaj proteazë në minj laboratorë, rezultoi se ky preparat ndalon përsëritjen e virusit.

Sipas shkencëtarëve, një ndikim i tillë në “pikën e dobët” të virusit bën të mundur bllokimin e riprodhimit jo vetëm të MERS, por edhe të virusit korona MERS-CoV dhe SARS-CoV-2.

Si hap tjetër, ekspertët theksojnë nevojën për të testuar efektivitetin e ilaçit te njerëzit.

1 komente në “Shkencëtarët japin lajmin e madh, zbulojnë “pikën e dobët” të koronavirusit”

  1. arditi says:

    Ca lajm i madh!!! Kjo eshte zbuluar qe ne 2003.
    Shikoni linkun:

    https://science.sciencemag.org/content/300/5626/1763

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje