Kriza ekonomike nga Covid, zbulohet shifra: Ja sa miliona euro do të përfitojë Shqipëria nga BE

11 Gusht 2020, 14:59Sociale TEMA

Në kuadër të memorandumit për Mirëkuptim për programet e ndihmës makro-financiare, Këshilli i Bashkimit Evropian, do të ofrojë ndihmë 180 mln euro për Shqipërinë.

Zbatimi i vazhdueshëm dhe i shpejtë i këtyre programeve është indikator i rëndësishëm i solidaritetit të BE-së me këto shtete në kohë të një krize me përmasa të papara më parë.

Në paragrafin për Shqipërinë shkruhet, “180 milion euro për forcimin e financave publike dhe qëndrueshmërinë e sektorit financiar, përmirësimin e qeverisjes dhe luftimin e korrupsionit dhe forcimin e mbrojtjes sociale”.

Memorandumet për Mirëkuptim tashmë janë dakordësuar me Shqipërinë, Gjeorgjinë, Jordaninë, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën.

Valdis Dombrovskis, zv/ kryetari i Komisionit Evropian për Çështje Ekonomike, tha: “Mbështetja e fqinjëve tanë është thelbësore gjatë kësaj kohe krize për ta mbajtur të qëndrueshëm të gjithë rajonin.

Si pjesë e përgjigjes globale të BE-së ndaj pandemisë së virusit, ne përpiqemi të ndihmojmë vendet tona fqinje të zbutin goditjen më të keqe ekonomike”.

1 komente në “Kriza ekonomike nga Covid, zbulohet shifra: Ja sa miliona euro do të përfitojë Shqipëria nga BE”

  1. Lani says:

    Pse thoni qe do perfitoje Shqiperia? Vertet ne i perfitojme ato euro e dollare?! Po ata qe u bije bretku duke punear per kete vend, ministrat e shpurat e tyre nuk doperfitojne ndonje gje ata? Ndonje 20-30 perqindsh te pakten?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje