Horrori, prindërit fusin foshnjen në kovën me zift

14 Gusht 2020, 20:46Lifestyle TEMA
Horrori, prindërit fusin foshnjen në kovën me zift

Policia në Teksas ka vënë në pranga një çift pasi gjetën trupin e pajetë të djalit të tyre brenda një kove me zift. Roland dhe Dona Grabowski, 42 dhe 41 vjeç janë akuzuar për braktisje fëmijësh pasi i shkaktuan vdekjen djalit të tyre.

Sherifi i zonës ka nisur një hetim për këtë ngjarje të rëndë. Çifti pretendon se e gjeti fëmijën të vdekur më 31 korrik pasi vuante nga Sindroma e Vdekjes së Papritur.

Çifti vendosi që të mos e raportonte vdekjen e foshnjes dhe në vend të kësaj i fshehën trupin.

“E mbështollën me një batanije dhe e futën në një kovë me zift pas ndërtesës. Kam 30 vjet që bëj këtë punë dhe kam parë shumë gjëra të çuditshme, por është hera e parë që shoh një fëmijë brenda një kove me zift dhe shpresoj që të jetë e fundit”, tha sherifi Jim Skinner.

Autopsia pritet që të përcaktojë shkakun e vdekjes së fëmijës. Arrestimi i çiftit u bë pas lëvizjeve të çuditshme që po bënin. Fillimisht ata thanë se fëmija ishte tek disa të afërm, por më vonë u zbulua e vërteta horror.

1 komente në “Horrori, prindërit fusin foshnjen në kovën me zift”

  1. tony says:

    Çfar pret drejtēsia Amerikane merini tê dy burrë dhe grua dhe ifutni nē dy fuçija me zift tē nxehtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje